Dritan Zagani, në një rrëfim për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka analizuar në detaje takimin me oficerin e policisë, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas tij, ka qenë vetë Nuhu që ka kontaktuar Zaganin për të marrë informacione për mënyrën se si të kërkonte mbrojtje.

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani, hodhi akuza të forta, ndërsa deklaroi se politika në Shqipëri është e inkriminuar deri në palcë, ndërsa sipas tij, qytetari është i shpërfillur në themel. Në fund ai deklaron se dera e shtëpisë së tij është e hapur për çdo shqiptar, i cili kërkon ndihmën tek mundësitë që ai disponon.

INTERVISTA E PLOTË:

Zoti Zagani përshëndetje, si e njihni zotin Emiljano Nuhun?

Zagani: Përshëndetje zonja Tufa! Siç e dini, unë kam kaluar një peripeci të ngjashme me këtë të zotonit Nuho, dhe zoti Nuho si polici inteligjent që ishte, kur e pa vetën në rrezik më shkruaj ti një ditë, Nuk e njihje, nuk e kisha dëgjuar as si emër, normal se është edhe djalë i ri edhe nuk është as brez i im i punës, as nuk më ka rastis të punoj me të dhe më tha: kam nevojë të më shpjegosh se si funksionojnë gjërat sepse ndodhen në një situatë të vështirë të rrezikut për jetën në lidhej me politikën tonë, që tashmë e dimë se është një politikë e famshme e krimit. Çfarë të them më shumë. Dhe në këto kushte u informova se çfarë përfaqëson ky djali përmes miqve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Nuk zbulova ndonjë gjë që kisha dyshim, dhe i ktheve përgjigje. I thashë zotëri, unë di të të them se çfarë kam kaluar dhe çfarë vuajtur unë. Këtë di të ta them, më tutje unë nuk jam personi i duhur dhe kompetenti të bëjë asgjë më shumë. Ai më tha kaq dua.

Kur e keni takuar?

Zagani: Nuk janë bërë dy javë kur më ka shkruar për herë të parë. Një javë mund të jenë bërë kur e kam takuar për herë të parë. Ai pas një udhëtimit të stër-mundimshëm me autobus përgjatë gjithë natës së bashku me familje arriti në vendin ku jam unë. Më telefonoi, i thashë do të vijë do të takoj dhe do të njihemi. Vajta e takova. Jam takuar në situatën e udhëtimit që kishin udhëtuar gjithë natën, një familje e rraskapitur. Me një fëmijë më pak se dy vjeç, i cili qante dhe donte të ushqehesh. Unë jam shqiptar, jam njëri i thashë do shkojmë te shtëpia ime do shohim çfarë na ka përgatit nusja, do hamë si njerëz, prezantohemi, pastaj do të tregoj derën e shtetit se ku duhet të kërkosh mbrojtje. Unë nuk mund të të ofroj mbrojtje.

Sa shpesh e keni takuar?

Zagani: E kam takuar vetëm njëherë pas daljes publik të këtyre gjërave, edhe po të dua ta takoj nuk munden pasi nuk e di se ku e kanë përplasur këta këtu pas situatës që është bërë publike. Kam ruajtur komunikimin me anë të telefonit me zotërinë.

A keni dijeni se ku është ai në këto momente?

Zagani: Normalisht e di se ka ik nga jam unë. Edhe po ta di nuk mund ta them. Nuk më ka interesuar, sepse këto janë probleme me sigurinë e jetës dhe familjes, sepse e di vetë se çfarë kam kaluar dhe hequr. Nuk mund të bëjë gabime të tilla.

Duke patur parasysh dhe ju e theksuat se një situatë të ngjashme keni kaluar edhe ju, për këtë ngjarje, cili është komenti juaj?

Zagani: Nisida, politika e vendit tonë që drejton sot , është e inkriminuar deri në palcë, e duke qenë e tillë, kjo politikë arrin të bëj pis këdo, jo një oficer apo qytetar të vetin, që e ka hiç, e ka zero. Unë e provova në kurriz, nuk kam çfarë t’ju shpjegoj se çfarë kam kaluar ne kalvarin e vuajtjeve. Unë kur kam dëgjuar e këtij djalit më është rrëqeth mishi dhe kam parë vuajtjen që kam kaluar. Në këto kushte i kam ofruar derën e shtëpisë dhe pjatën e supës që kishte bërë nusja për drekë për fëmijët e mi edhe për vajzën e tij. Pastaj, lidhjet jo PD jo pagesat e Lul Bashës, për mua jo vetëm që nuk ekzistojnë, por as nuk kanë ekzistuar. E mirëkuptoj unë politikën atje të inkriminuar, sepse duan të justifikojnë veten. E marr vesh se ata janë të tillë dhe nuk dalin dot nga bataku ku janë zhyt, sepse u ka plas veza në dorë. Sado të mundohen, unë jam Dritan Zgani, nuk më intereson fare politika jam ai njeri që kam vuajtur dhe po vuaj që po luftojë për të vënë në vend dinjitetin dhe nderin tim dhe për të garantuar sigurinë e familjes. Dhe çdo bir shqiptari që ka nevojë për mundësin që kam, unë nuk jam kursyer, kushdo që më njeh, e dinë që unë jam ky, unë jam Dritan Zagani. As partia as politikani, asnjë lloj lidhje me mafian dhe politikën. Faleminderit ju për interesimin dhe iu uroj punë të mbarë.

Burimi: Balkanweb

32