Dronët? Historia sekrete e përdorimit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Dronët janë shenjë dalluese e teknologjisë moderne të luftimit, por armët e pilotuara nga larg kanë qenë përdorur për më shumë se një shekull. Këto sisteme kanë përdorur për një kohë të gjatë mekanizma ndihmëse, xhiroskopë, motorë, dhe çelësa rrotullues, dhe ato janë të gjitha të përshkruara me hollësi në librin “Sistemet pa pilot të Luftërave I dhe II Botërore”, një histori enciklopedike e anijeve, aeroplanëve dhe tankeve të kontrolluara nga distanca.

Pajiset e para të këtij lloji kanë patur një fillim jo shumë joshës, thotë Bart Everet, drejtor i laboratorit të marinës robotike në San Diego dhe autori i librit. “Dronët” e parë ishin në fakt balona, të ndërtuara fillimisht nga Austria në vitin 1849. Ato ishin të pajisura me tela të gjatë bakri, në mënyrë që operatorët t’i përdornin për të hedhur nga larg bombat, të cilat do të binin dhe shpërthenin sapo të preknin tokën.

Për arsye të dukshme, balonat nuk ishin shumë efektive, pasi bombat binin në çdo drejtim, duke përfshirë edhe vendin nga u ato ishin nisur. Shpikësit e tjerë hartuan projekte për pajisje të telekomanduara, të cilat nuk binin kurrë në tokë. Por në vitet 1910, Shtetet e Bashkuara filluan të eksperimentojnë me avionët e papërdorur përmes sistemeve me autopilot, të cilat ushtria mund t’i kontrollonte nga distanca.

Këto sisteme u mbështetën mbi teknologjinë e re që sapo kishte shpikur:The Bug Kettering, u krijua për Forcat Ajrorore të ushtrisë amerikane vetëm para fillimit të Luftës së Parë Botërore, duke  përdorur xhiroskopë për të garantuar stabilitetin e mjetit fluturues pa pilot. Sensorët e presionit, e mbanin avionin në një lartësi të caktuar, ndërkohë që operatori i saj mund të llogariste sesa larg kishte udhëtuar, duke mbajtur shënim normën e rrotullimeve në minutë të helikave të tij.

Megjithatë këta “silurë ajrore” ishin ende mjaft rudimentarë. Ata mund të udhëtonin vetëm në një vijë të drejtë, çka i bënte të padobishëm për goditjen e shumë objektivave. “Ju do t’i lëshonit ata në disa zona, si për shembull në një qytet, ku ata ishin të detyruar të godisnin diçka”- thotë Everet. Në fakt, ata kurrë nuk shkonin në vendin e përcaktuar.

Më vonë, operatorët më të sofifistikuar mundeshin që të komandonin avionët e vegjël nga larg. Në thelb, kushdo që kontrollonte avionin mund të përdorë një transmetues për të dërguar sinjale radio tek një radio-marrëse në bordin e mjetit pa pilot, duke mundur të kontrollonte motorin që e kthente timonin e avionin apo shtypte butonat e kontrollit të fluturimit.

Kontrolluesi duhej të fluturonte pas dronit, që ndodhej në një avion më të madh, për shkak se lidhja mund të shkëputej pas vetëm disa miljesh. Nuk është për t’u habitur që sistemet e para të ishin plot meprobleme. “Sistemet e kontrollit po ndërtoheshin në një mënyrë shumë të nxituar dhe ato ishin shumë të reja, kështu që nuk u shfaqën shumë mirë në fillim”-thotë Everet. Ndërhyrjet radiofonike kërkonin ndërrime të shpeshta te lidhjeve, çka i bënte avionët e kohës të vështirë për t’i drejtuar. Edhe udhëtim fillestar me avionët e mëdhënj transportues përbënte një problem taktik:Ata ishin të ngadaltë, të mëdhenj, dhe të dukshme. Me fjalë të tjera, objektiva të lehtë.

Dhe operatorët që ngaroheshin në to harxhonin mjaft kohë dhe vështirësi në kontrollin e dronit, pasi e inspektonin situatën nga larg. Markat e reja të pajisjeve televizive, të instaluara tek avionët në fund të viteve ‘20 dhe fillim të viteve ‘30, dhanë një ndihmesë të vyer, por dronët nuk ishin ende të përsosur. “Cilësia e figurës nuk ishte e mirë, madje as kur sinjali funksiononte si duhek”- thotë Everet.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u përqëndrua më shumë tek zhvillimi i raketave, dhe shumica e vendeve e ndoqën shembullin e saj. Ato ishin më të shpejta, kishin rreze më të gjatë veprimi dhe qenë shumë më të sakta, për të mos përmendur vështirësitë më të mëdha për të qëlluar nga qielli. “Raketa e ndryshoi tërësisht konceptimin e një droni”- shprehet Everet.

Teksa dronët nuk ishin më në majën e preferencave, ushtria amerikane pezulloi kërkimet e mëtejshme për to dhe e klasifikoi informacionin. Disa dekada më vonë, ata në heshtje e deklasifikuan atë, dhe qëndroi ashtu për vite me rradhë derisa Everet filloi hulumtimin mbi historinë e bazës detare, ku ndodhet aktualisht laboratori i tij. Ai shpenzoi plot 9 vjet për ta shkruar këtë libër.

Dronët e sotëm mund të kryejë sulme ajrore me saktësi të skajshme, shumë më larg nga balonat që rrëzoheshin dhe ishin jofunksionale në fillimet e tyre. Gjithë përparimi i detyrohet kryesisht kompjuterave, thotë Everet, të cilët sipas tij kanë përmirësuar aq shumë aftësitë  e këtyre pajisjeve, saqë të gjitha teknogjitë paraardhëse mbi dronët, janë në thelb të vjetëruara. “Në fakt nuk ekziston asnjë lloj krahasimi”- shton Everet.

Ky është një farë leksioni i historisë: Ideja themelore ishte e mirë, por teknologjisë nuk e kishte rrokur atë. Por një pjesë e vogël e historisë është konsumuar: Pasi admiralët e marinës vizituan Londrën në vitin 1935, dhe pas një demonstrimi të një avioni veçanërisht mbresëlënës të kontrolluar përmes radios, i quajtur ‘Queen Bee’, ata filluan një program kërkimor për të krijuar avionët e tyre të telekomanduar. Për shkak se ngjante me një tip kapeleje, pajisjen e quajtën dron. /

Bota.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne