Dropull: Gropat e mistershme janë hapur nga meteorët, “befasojnë” banorët

 

Në një fushë të Dropullit janë shfaqur disa gropa që kanë nxitur fantazitë e banorëve. Por ekspertët e mjedisit shpjegojnë atë çfarë në të vërtetë ka ndodhur aty. Gropat në fushën e Vanisterit në Dropull kanë nxitur biseda të cilat sillen rreth fenomeneve të pazakonta dhe fantazojnë se mund të jenë mbetje meteorësh. Ato janë 10 gropa me sipërfaqe të mëdha dhe të  përafërta me njëra-tjetrën. Por hipotezat e ngritura dhe dyshimet e banoreve, Agjensia e Mjedisit i ka perjashtuar. Ne inspektimin qe iu bë zonës nga kryeinspektori i kësaj agjencie, Stefan Rapi, u cilësua si fenomen gjeologjik, me veprimtari të ujërave nëntokësore.

“Gropat kanë qenë edhe më parë, jo me këtë madhësi e jo me këtë numër. Është një fenomen gjeologjik që mund të kemi për hir të veprimtarisë nënujore, daljen në formë të burimit, ose të tretshmërisë së pakos që ekziston te baseni nënujor. Megjithatë të lë përshtypjen që është një fenomen i ri për rregullsinë e gropave, ose rregullsinë e vitisqeve gjeologjike dhe në të arhdmen mund të kemi një fenomen të ri si skotimia që është këtu afër. Rregullsia e grop[ave dhe shuma e tyre, të bën për të dyshuar, por do të jetë një shtesë për ne të mjedisit dhe do të jetë dhe një resurs turistik” – tha Rapi.

Për ekspertin Rapi kërkohet një studim më i specializuar gjeologjik, por shkaku i tyre janë prurjet e shumta të ujërave nga burimi nëntokësor i shpellës së Skotinisë. Megjithate ky fenomen shihet edhe si një resurs i shtuar turistik për zonën, krahas monumenteve të tjera natyrore dhe kulturore të zonës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne