Dubai – Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti i vitit në “Globe Soccer Awards”

Në ceremoninë e çmimeve të zhvilluar në Dubai, ylli portugez ka lënë pas Antoine Griezmann të Atletico Madridit dhe Kylian Mbappe të PSG-së duke marrë për herë të tretë çmimin në kategorinë lojtari më i mirë.

Ronaldo, i cili ka marrë edhe çmimin në kategorinë “përzgjedhja e tifozëve”, në një fjalim pas ceremonisë ka thënë: “Unë nuk mund të hyja në Vitin e Ri më mirë se kështu. Dua t’i falënderoj të gjithë për interesin e lartë të treguar dhe çmimet.”

Ndërkohë, drejtuesi teknik i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka fituar çmimin trajneri i vitit, ndërsa çmimin e karrierës e ka marrë futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne