A duhet të kemi frikë nga takimi i senatorit McCain me muxhahedinët ne Shqipëri?

Ditën e djeshme senatori amerikan John McCain vizitoi vendin tonë me një axhendë jo fort të qartë takimesh.

Mediat në vend si dhe Ambasada Amerikane në vendin tonë, gënyen mbi axhendën “zyrtare” të senatorit në vendin tonë, pasi kjo gënjeshtër  u zbulua nga udhëheqësja e Muxhahedinëve, e cila qenka akoma në vendin tonë, Maryam Rajavi ku në një foto të postuar në twitter Rajavi tregon mbi takimin që ka patur dje me senatorin amerikan McCain.

Kjo gjë hedh poshtë axhendën zyrtare të publikuar në media të ndryshme dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi atë që foli senatori amerikan me Marjam Rajavi në vendin tonë.

McCain është një person i cili ka nxitur dhjetra luftëra nëpër botë, dhe takohet pikërisht me Rajavinë në pragun e një lufte tjetër botërore ku tensionet mes SHBA-së, Koresë, Rusisë dhe vendeve aleate janë shtuar ndjeshëm.

Vizita e senatorit amerikan hedh mjaft dyshim mbi vizitën e tij në Shqipëri, dhe mbi terrin informativ mbi takimin e tij me muxhahedinët,

Tjetër pikëpyetje është se pse Maryam Rajavi vazhdon të qëndrojë në vendin tonë që kur u mbajt kongresi i muxhahedinëve në Tiranë që përsëri u kalua me një heshtje të madhe mediatike?

A ka investuar Maryam Rajavi për të fituar statusin e azilantes në vendin tonë apo shteti shqiptar është dorëzuar para amerikanëve dhe muxhahedinëve?

Gazeta Impakt ©

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne