Dujarric: Nga aspekti i OKB-së vendbanimet hebraike janë të paligjshme

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Stefan Dujarrik (Stephane Dujarric) për premtimin e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për aneksimin e Bregut Perëndimor ka thënë se “Nga aspekti ynë të gjitha vendbanimet hebraike sipas ligjit ndërkombëtar janë të paligjshme dhe ulin në masë të madhe mundësinë për zgjidhjen me dy shtete të problemit të negociuar”.

Në konferencën ditore për shtyp Dujarrik iu përgjigj pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Anadolli (AA) në lidhje me deklaratat e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor.

“Qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm në lidhje me territoret e pushtuara palestineze ishte i njëjtë para një muaji, ashtu ka qenë edhe dje, ashtu do të jetë edhe nesër. Ne shprehëm qartë qëndrimin tonë dhe qëndrimi i OKB-së është i bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe të Asamblesë së Përgjithshme. Nga aspekti ynë të gjitha vendbanimet hebraike sipas ligjit ndërkombëtar janë të paligjshme dhe ulin në masë të madhe mundësinë për zgjidhjen me dy shtete të problemit të negociuar”, u përgjigj zëdhënësi Dujarrik.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka premtuar që në qoftë se fiton në zgjedhje dhe rizgjidhet do t’i aneksojë Izraelit vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne