Duka menjëherë pas mesnate përshëndet Metën: Kjo deklaroi se tezat e opozitës janë të vërteta

Mbrëmja e djeshme dhe deklarata e Metës në lidhje me koalicionin dhe zgjedhjet ka shktaktuar jo pak trazira në ambjentet e politikës. Ndërkaq ka pasur reagime edhe nga përfaqësues të partive politike. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar me urgjencë rreth orës 00:24 të mëngjesit të sotëm, duke përshëndetur qëndrimet e kreut të LSI-së, Ilir Meta për zgjidhjen e ngërçit politik.

Aleati i Bashës, me anë të një deklarate për shtyp nënvizon se me këtë pozicionim, Meta vërtetoi se sa të drejta e realiste janë sipas tij qëndrimet e opozitës.
“Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe si aleat i Opozitës, përshëndes qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjykoj se kjo deklaratë vërteton atë që PAA ka thënë vazhdimisht, ku dhe për të cilën i jemi drejtuar edhe me një letër zotit Meta me datën 20 shkurt 2017.

Z.Meta, vërtetoi edhe një herë, se qëndrimet që ne si opozitë e bashkuar kemi mbajtur këto 46 ditë, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e kushteve, mospërfshirjen e administratës në fushatë, për financimin kriminal dhe të paligjshëm të zgjedhjeve, heqjen dorë nga qëndrimet përjashtuese, intensifikimin e luftës kundër kanabisit.. etj janë të drejta dhe realiste”, – thuhet në reagimin e kreut të PAA-së.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne