“Duket sikur e kanë ngritur Lugat”, ish-ministri revoltohet me bustin e Pjetër Arbnorit

Ish-ministri i drejtësise, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit para sallës së seancave plenare.

Sipas Manjanit kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit.

“Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre”, shkruan Manjani.

Manjani shprehet se ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti.

Postimi i plotë:

Çfarë busti?!

E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska!

Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit.

Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre!

Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti!

Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë historisë.

Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla…

Shumë turp!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne