Dule flet pas takimit me Bashën: Nuk do të ketë zgjedhje vetëm me një palë

Ka përfunduar takimi i Lulzim Bashës me kryetarët e partive të vogla pjesë e koalicionit opozitar. Në përfundim të takimit ka folur për mediat, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

Dule tha se situatë në vend nuk është normale dhe kjo situatë kërkon zgjidhje. Ai tha se më 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje lokale vetem me njërën palë (PS).

“Çdo sekond që kalon nga arroganca dhe prepotenca e z.Rama nuk i shërben objektivit që mbeldh shumicën e vendit”, tha Dule.

I pyetur për lëvizjen e fundit të partive të vogla, ku bën pjesë dhe PR, PDK dhe LZHK, Dule tha se ne të gjithë jemi në një koalicion funksional me PD dhe kemi nënshkruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dule konfirmoi se nesër ata do të kenë një takim me Presidentit Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne