Durrës – Arrestohet një shtetas turk

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas turk dhe ndaj tre të tjerëve vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta turke të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit shtetasi turk N.A dhe hetohen në gjendje të lirë shtetasit turq, D.A, M.D dhe E.D, banues në Turqi.

Në njoftim thuhet se këta persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaporta turke të falsifikuara.

Për të arrestuarin dhe 3 turqit e tjerë në gjendje të lirë, do të vazhdojnë hetimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Edhe më parë shtetas turq kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara në Durrës. (Anadolu Agency – AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne