Durrës, u arrestua para 2 ditësh gjykata liron ish-shefin e Krimeve

DURRES-Gjykata ka liruar nga burgu inspektorin Krenar Dehari, i cili u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për inspektorin, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ish-shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Durrësit, Krenar Dehari akuzohet se ka ndërhyrë në një sherr mes dy vëllezërish të ndodhur 3 ditë më parë, të cilët gjatë konfliktit  janë qëlluar me mjete të forta me njëri tjetrin.

Krenar Dehari ka kërkuar arrestimin e njërit prej vëllezërve, por kjo nuk është miratuar nga Prokurori Arjan Ndoja. Por pavarësisht kësaj inspektori ka arrestuar njërin nga vëllezërit dhe kjo është konsideruar shkelje  detyre nga prokurori Ndoja i cili ka urdhëruar më pas arrestimin e tij për shpërdorim detyre. Por gjykata e liroi dhe tashmë Krenar Dehari do të hetohet në gjendje të lirë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne