‘Dush i ftohtë’ për Sekretarin Amerikan të Shtetit, në Liban

Tillerson pësoi një goditje në Liban, në turin e Lindjen e Mesme. Aleati politik i Hezbollahut të mbështetur nga Irani, presidenti libanez Aun, e la të pres disa minuta, në një dhomë, Sekretarin Amerikan të Shtetit i cili nuk u prit në hyrje të pallatit presidencial. Pa së paku një gotë uji para tij, momentet e vështira të Tillerson u transmetuan drejtpërdrejt në televizion.

Libanezët që morën televizionin për të parë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, të pritur nga Presidenti Mishel Aun, e panë atë duke pritur në një dhomë, duke mos u mirëpritur nga askush në pallatin presidencial. Një gotë me ujë e vendosur në karrigën e zbrazët përball Tillersonit, la të kuptoj se sekretarit amerikanë nuk i’a ofruan as edhe një gotë ujë.

Ndërsa Tillerson priti, më në fund erdhi Sekretari i Shtetit, Cibran Bassil dhe i shtrënguan duart me homologun e tij amerikan. Takimi u realizua për hir të aleatit politik të Hezbollahut, Aun, pas komenteve se kjo nuk është në përputhje me normat diplomatike.

Presidenti libanez Aun, i cili pasi e la Tillersonin të priste disa minuta, e dërgoi Ministrin e Jashtëm, Bassil, i cili ishte gjithashtu dhëndri i tij, pozoi duke i shtrënguar duart me sekretarin amerikan.

‘TEK NE GJITHÇKA ËSHTË NË PËRPUTHJE ME PROTOKOLLET, SEKRETARI AMERIKAN ËSHTË I HERSHËM’

Zëdhënësi i shtypit presidencial, Refik Çlela deklaroi se: “Nuk ka devijim nga protokolli diplomatik. Sekretari amerikan ka ardhur disa minuta më herët nga se është pritur dhe takimi filloi me kohë. Në hyrje ai u përshëndet dhe u mirëprit nga drejtori i protokollit.”

‘FALENDËRIM PËR PRITJEN E NGROHTË DHE TAKIMIN E HAPUR’

Tillerson, i cili dje në postën e Jordanit kishte përsëritur kërkesën për të tërhequr trupat dhe milicinë iraniane nga Siria, pas takimit me Aun, i shkroi këto në fletorën e vizitorëve të pallatit:

“E falendërojmë presidentin për pritjen e ngrohtë dhe për shkëmbimin e pikëpamjeve të hapura, të drejta dhe efikase. SHBA është pranë popullit të Libanit për një Liban të lirë dhe demokratik.”

‘NDIKONI NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE ME IZRAELIN’

Ndërsa, në një deklaratë të bërë nga presidenca libaneze, u tha se në takimin me Tillersonin, u kërkua që SHBA-ja dhe OKB-ja të luajnë një rol aktiv në zgjidhjen e problemeve që kanë me Izraelin në kufijtë tokësor e detar dhe se Libani hodhi poshtë akuzat e Izraelit ndaj ujërave territoriale që nuk janë jashtë kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe që janë janë pregatitur për të bërë sondazh.

Në deklaratë u theksua se Libani në kufirin jugor ishte i lidhur për ruajtjen e qetësisë dhe nuk donte ndonjë luftë me askënd.

TILLERSON: IZRAELI DUHET TË JETË KONSTRUKTIV

Tillerson më vonë, në një konferencë për shtyp tha se për hir të paqes në kufirin izraelito-libanez, ata ishin në kontakt me të dy vendet, se nuk ishin në kërkesë nga Libani lidhur me ujërat territoriale dhe se i bënë thirrje Izraelit që të jetë konstruktiv kur kërkohet zgjidhje me Izraelin.

KËRKESA QË ‘HEZBOLLAHU TË LARGOHET NGA SIRIA’

Pastaj, Tillerson e akuzoi Hezbollahun, organizaten shiite të mbështetur nga Irani, e cila luftonte së bashku me qeverinë në Siri, duke pretenduar se: “Asetet e Sirisë kanë bërë gjakderdhjen të përhershme, kanë rritur numrin e njerëzve të pafajshëm dhe kanë mbështetur regjimin barbar të Asadit.”

‘HIZBOLLAHU ËSHTË KËRCËNIM PËR LIBANIN DHE RAJONIN’

Sekretari Amerikan i Shtetit dëshiron që organizata të ndihmojë stabilizimin e rajonit duke i dhënë fund armatosjes dhe aktiviteteve të saj jashtë vendit: ” Hezbollahu nuk është një burim shqetësimi vetëm për Shtetet e Bashkuara. Edhe populli libanez gjithashtu duhet të shqetësohet se armatura e armëve, e cila rritet me veprimet e Hezbollahut, ka sjellë siklet të padëshiruar dhe të padobishëm për Libanin. Përfshirja e Hezbollahut në konfliktet rajonale po e destabilizon rajonin duke kërcënuar sigurinë libaneze. ”

U TAKUA EDHE ME HARIRIN, I CILI SHTËTOI VËSHTIRË NGA DUART E PRINCIT SAUDIT TË KURORËS

Pas takimit me Këshilltarin e Lartë të liderit fetar iranian, në muajin nëntor, Tillerson duke u ftuar në Arabinë Saudite, u takua me kryeministrin libanez Saad Hariri, i cili u mbajt peng për një kohë dhe me aleatin e Hezbollahut, kryetarin e parlamentit Nebih Berrin./sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne