DW: Komandot shqiptarë të kthyer nga misionet e NATO-s, të përfshirë në 26 krime

Sipas medias gjermane, vitet e fundit ka pasur raste të përfshirjes së komandove shqiptarë në ngjarje kriminale. Studimi i Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim rendit 26 raste kriminale, grabitje bankash, vrasje, përfshirje në organizata kriminale.

Ish-ushtarakët shqiptarë të kthyer nga misionet paraqesin edhe shenja posttraumatike”. Kështu thuhet në një kronikë të Deutsche Welle.

Redion Qirjazi e ka hulumtuar këtë kategori dhe ka intervistuar prindërit e të ndjerit Maringlen Bramati. Nënoficeri i Forcave Komando, Maringlen Bramati u vetëvra pesë vite më parë.

Ai kishte shërbyer në 5 misione paqeruajtëse, në Irak, Çad dhe Afganistan dhe kishte përjetuar dhe vdekjen e shokut të tij Feti Vogli.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne