Dy Fatimat fatale të Tahirit dhe pasardhësi Xhafa

GJERGJ THANASI

Fatima e parë

Emërimi i Tahirit si ministër i brendshëm në Shqipëri u konsiderua gabimisht nga organet kompetente italiane si pasja në xhep e një aseti me vlerë. Faktikisht Tahiri ministër ishte aset për kryeministrin Edvin dhe malavitën shqiptare, ndërsa ishte liabilitet për palën italiane. Që të bindeshin 007-tat italiane për Tahirin liabilitet u desh , që “kanarinat” e GDF-së të vendosnin përgjues në peshkarexhën siciliane Fatima javën e parë të majit 2015. Nga përgjimi u provua, jo vetëm që njerëzit e ministrit merreshin me trafik kanabisi me kuintalë, po që ata trafikonin edhe armë, municione dhe lëndë plasëse. “Kompleksi Habilaj”, që kishte zëvendësuar “Komplekësin Ciftelia” te kohës së Berishës komandonin jo vetëm ministrinë e brendshme, por edhe sektorë relevantë të Ministrisë së Mbrojtjes si psh. QNOD-ja e Plepave-Durrës dhe radarët e saj goxha modernë të markës Lockheed Martin. Bëhej fjalë jo thjesht për defektim të radarëve, që mirëmbaheshin nga ish major Cesku (punonjës i kompanisë private) aktualisht prefekt i Qeverisë Rama, por edhe për punësimin të njerëzve të malavitës në QNOD (përgjegjegjës për këto punësime një ish gjen/major dhe një ish kapiten i rangut të parë, që të dy prefektë të Ramës sot). Fatkeqësisht edhe pasi GDF-ja e kategorizoi Tahirin si liabilitet për interesat italiane në Shqipëri, italianët ende e quaninn aset atë, madje edhe në nivel “capo-missione” rasti i Dr. Grillo-s së ngratë, në nivel edhe colonel GDF-je (Sic!), që krahasonte kanabizimin e Shqipërisë me kontrabandën e cigareve në Pulje, pa folur për gafën e prefektit Pansa të policisë italiane me rastin e pajisjes përgjuese IMSI Chatcher.

Fatima e dytë

 

Vaji i kandilit të Tahirit sosi vetëm , kur më 12 janar 2017 Mojsi Habilaj me makinë i shoqëruar nga një oficere e policisë Vlorë (e martuar me 3 fëmijë) udhëtuan nga Vlora në Brindizi pa u regjistruar fare në Sistemin TIMS të policisë dhe pa e regjistruar makinën në doganën e daljes në Portin e Vlorës! Për koincidencë po atë datë me të njejtin traget nga Vlora udhëtoi për në Brindizi edhe një operative e Daesh-it e njohur me emrin Fatima. “Koincidenca” e udhëtimit me një datë me të njejtin traget të Mojsi Habilajt, oficeres së policisë së Vlorës dhe terroristes Fatima e derdhi gotën e durimit të italianëve. Për shkak të profesionalizmit të dobët të 007-tave italiane Fatima pasi zbarkoi në Itali u zhduk pa lënë gjurmë. Pikërisht ky incident dhe lidhja e terrorizmit me kushërinjtë famëmëdhenj të ish ministrit Tahiri e dogji përfundimisht Tahirin, që nuk mund të mbrohej më pas “shoddy business” të 007-tave italiane me Fatiman. Më pas Tahiri u rrukulls poshtë e më poshtë dhe të gjithëdelet shqiptare mësuan më në fund, që akuzat e policit profesionist Zagani kundra habilajve, tahirit and Co nuk ishin vec maja e ajsbergut e martesës së lumtur të Rilindjes me malavitën.

Rasti Xhafa

Ndonëse ministri Xhafa e dorëzoi vëllain në besë te shërbimet italiane ka shumë të ngjarë, që Goni i Xhafës në vitin 2018 të shkojë për dhjamë qeni si Bahri Omari kunati i Dullës në vitin 1945. Sado që tu shesë italianve Goni dhe Fatmiri malavitozë shqiptarë shoqëruar me kuintalë kokaine dhe heroine, tonelata kanabisi, me dyzina AKM dhe RPG 7, me kile e kile T4, TNT apo C4 nuk mjafton. Goditja që kërkon Xhafa t’i japë malavitës shqiptare me ndihmën e italianëve nuk mjafton për të shpëtuar vëllain Agron! Italianët nuk janëe budallenj ata nga shembulli I shkatërrimit të kanabist në Lazarat dhe lazaratizimit të gjithë Shqipërisë kanë mësuar që goditja e malavitës nga dy vëllezërit Xhafa është si krasitja, që bujku i bën një peme frutore, që ajo të zhvillohet më mirë e të japë më shumë fruta!

Prap Fatima

Gojët e liga thonë, që Tahiri i ka informuar italianët se Fatima vërtet për koincidencë udhëtoi me të njejtin traget me Mojsi Habilajn për në Brindizi, por pasaporta italiane e falsifikuar, që ajo përdori na i ishte furnizuar nga njerëzit e Gon Xhafës! Kur nakatosesh edhe me terroristë të Daesh-it edhe pa e ditur vetë në Itali ta kanë prerë biletën e nuk të bën fajde as qënia vëlla ministri në Shqipërinë fqinje, aleate në NATO dhe mike të Italisë!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne