Dy njerëzit më të rrezikshëm në planet

Gazeta britanike Independent i cilësoi presidentin amerikan dhe ministrin saudit të mbrojtjes si dy njerëzit më të rrezikshëm në planet.

Specialisti në çështjet e mbrojtjes Patrick Cobern, në një shkrim në gazetën Independent duke i cilësuar si dy njerëzit më të rrezikshëm të botës presidentin amerikan Donald Trump dhe ministrin e Mbrojtjes së Arabisë Saudite Muhamed bin Selman, shton se bin Selman synon t’a bindë presidentin amerikan të përkrahë Arabinë Saudite në agresionin kundër Jemenit dhe në një konflikt ushtarak me Iranin. Sipas këtij shkrimi, shumë ekspertë të çështjeve politike janë të mendimit se Donald Trump është njeriu më i rrezikshëm në botë, i cili gjatë vizitës së javës së ardhshme në Arabinë Saudite do të takohet me njeriun e dytë më të rrezikshëm në botë, i cili ka pasur ndikimin më të madh në destabilizimin e rajonit të Lindjes së Mesme dhe ky person është 31 vjeçari Muhamed bin Selman. Në këtë shkrim thuhet se SHBA dhe Arabia Saudite kanë rënë në ujdi për të shtuar presionet ndaj qeverise së Iranit dhe veprimi i parë në këtë drejtim është nxitja e pakicave etnike të Iranit për tu ndarë nga Irani dhe deri tani është raportuar për nxitjen e lëvizjeve separatiste të pakicës beluçe në juglindje të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne