Presidenti Ilir Meta më 25 janar të vitit 2018, u tall shumë keq me shqiptarët e Maqedonisë! E dekoroi njërin nga shqiptarët më të urryer e më të mallkuar në Maqedoni (për faktin që ka bërë veprime antikombëtare dhe antifetare). Në këtë datë, Ilir Meta u tall edhe me vetë Sulejman Rexhepin, duke e vlerësuar si “kalorës”, si “ushtarë”, të “urdhërit”, do me thënë, të “rendit” antiislam e prokrishter! Sepse, kalorësit e urdhërit të Skënderbeut, për njohuri të Presidentit Ilir Meta, kanë qenë ushtarë, kalorës të krishterizmit. Jo rastësisht historia e vlerëson Skënderbeun si “kalorës i krishterimit”. Po si e vlerëson “Komisioni për fetva” i Mulla Sulës?

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk përfilli sugjerimin e personaliteteve nga Maqedonia të cilët me aq ngulm insistonin tek ai që mos të bëjë gafë e ta dekorojë Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën e njohur me nofkën policore “Zharko”! Me gjasë, u mbështet për muri dhe, më në fund, vendosi që ta dekorojë. Në fakt, këtë joshje ia kishte bër shumë më herët Mulla Sulës. Doli llafi se do ta dekorojë diku me rastin e festave të nëntorit, që do të thotë se, vendimi tashmë ishte marrur! Jo, pastaj i thanë, nga mesi i dhjetorit! Joshje pas joshje, në fund, u tha se do t’ia sjellë në Shkup dekoratën, pasi që tashmë është marrur vendimi në Presidencë! Data përfundimtare u tha se do të jetë 17 janari, data e vdekjes së Skënderbeut. Për t’u dhënë në këtë datë, të paktën, një javë më parë është dashur të sillet vendimi në Presidencë. Megjithatë, iu dha më 25 janar, kurse vendimin e kishte marrur më 22 janar të vitit 2018! Pse këto lojëra, pse këto shtyrje datash, pse këto joshje, nëse jo për ta nxitur që t’i paguajë të gjitha këstet, nëse jo për ta bindur Mulla Sulën që t’i sjellë lekët sepse “Ilir Meta e ka me gjithë mend dekorimin”!

U prit dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e dyta për nga rëndësia dhe pesha e dekoratave, titujve e mirënjohjeve presidenciale, por, iu dha Titulli “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, e shtata në radhë për nga pesha dhe rëndësia! Megjithatë, për një klerik, çfarëdo qoftë ai i proviniencës islame, i mirë apo i keq, kjo dekoratë në asnjë mënyrë nuk do të duhej t’i jepej, sepse shpreh një tallje të pacipë!

Presidenti Ilir Meta, dje, më 25 janar të vitit 2017, u tall shumë keq me shqiptarët e Maqedonisë! E dekoroi njërin nga shqiptarët më të urryer e më të mallkuar në Maqedoni (për faktin që ka bërë veprime antikombëtare dhe antifetare). Në këtë datë, Ilir Meta u tall edhe me vetë Sulejman Rexhepin, duke e vlerësuar si “kalorës”, si “ushtarë”, të “urdhërit”, do me thënë, të “rendit” antiislam e prokrishter! Sepse, kalorësit e urdhërit të Skënderbeut, për njohuri të Presidentit Ilir Meta, kanë qenë ushtarë, kalorës të krishterizmit. Jo rastësisht historia e vlerëson Skënderbeun si “kalorës i krishterimit”. Sikur ta dekoronte me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me këtë gjest do ta nderonte klerikun mysliman, por, të dekorohet një klerik me “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” – kjo është më shumë se tallje me një të pamend i cili nuk e kupton talljen dhe ironinë.

Kë e dekoroi Ilir Meta

Presidentit Meta, me një lumë shkrimesh dhe faktesh, iu argumentua se kush është Sulejman Rexhepi, se si është kapur duke ia paguar sekserëve “këstet e gjobës” për një dëshirë të sëmurë si kjo e dekoratomanit, Mulla Sulës. Megjithatë, ai vendosi të pështyjë mbi ndershmërinë, moralin dhe peripecitë e shqiptarëve të Maqedonisë dhe t’ua dekorojë pseudo-liderin me të gjitha tiparet e një diktatori hitlerian. Për shqiptarët e sotshëm të Maqedonisë, dekorimi i Sulejman Rexhepit, është i njëjtë sikur për hebrenjtë shqiptarë të dekorohej post mortum Hitleri apo Gebelsi!

Sulejman Rexhepi e mori pa kurrfarë meritash një dekoratë presidenciale dhe iku për në Maqedoni. U dekorua po atë ditë kur, në Tetovë ndodhi një tragjedi e trishtueshme. Në një shtëpi varfanjakësh do të digjet aksidentalisht nëna shqiptare me katër fëmijët e saj, secili më pëllumb se tjeri, secili më meritor për një jetë të lumtur se sa Sulejman Rexhepi me një dekoratë të pamerituar.

Sulejman Rexhepi, në vend se të shkojë, nga kufiri e drejt e te nikoqiri i shtëpisë së djegur, për t’i dhënë sadopak gajret e sabër, me tërë atë staf lakejsh e sahanëlëpirësish që i kishte me vete, ai vendosi të ngutet dhe të shkojë në restotrantin ku do ta festonte tërbueshëm një ngjarje të cilën ai assesi nuk e meritonte. Kishte vendosur të shpenzojë mbi 17 mij euro, me valle e me këngë, me tupana e curle, me Ma-mut Ferata e me të shkretën Shyhrete Behluli, të bëjnë zef e qejf, ndërkohë që ato euro kanë mundur t’ia dhurojnë babait të shkrumbur që të paktën në këto ditë dimri urgjentisht të ngrisë një kulm mbi kokë. Familja Zylbehari u ngushëllua nga Ali Ahmeti, nga Muhamed Zekiri, heeej, edhe nga Zoran Zajevi, kurse, Sulejman Rexhepi as nuk e ngushëlloi dhe as nuk mori pjesë në varrimin e pesë xhenazeve! Sepse, edhe sot e pati shpirtin e xigiluar me ato këngë të poshtra të dyetit Ma-muti-Shyhreti, e cila, si duket paska ngelur pa lekë dhe paskësh vendosur që në tragjedi e në mort, t’i këndojë Sulejman Rexhepit. Shyhretja do ta ketë në CV-në e saj se si një herë e në një kohë i këndoi personit me po të njëjtën vlerë si të Rrahman Morinës!

 

Shumë vonë për Ilir Metën

Me t’u kthyer në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, “paqësori e bashkëjetuesi” i Ilir Metës, ia përligji tërë atë percepcion që ia ngacmuan sekserët e tij! “Njeriu i paqes dhe i bashkëjetesës” u prit me rrafalle automatikësh e me revole. Të shtënat gjithnjë shënjojnë trimëri mbi një “fenomen” të cilit dëshiron t’ia bëshe me dije përjetë se ti je ai i forti dhe se fjala jote duhet të kuptohet si fjalë e fundit, e më të fortit! Kjo kështu përkthehet në daçi në kohë lufte në daçi në kohë paqe, madje edhe në lidhje miqësie! Kësaj radhe, njerëzit e Sulejman Rexhepit ia çuan selamin “Ilir Lumës”, sepse nga inçizimet e ahengut dëgjohet se si Sulejman Rexhepi e falënderonte Ilir Lumën për këtë dekoratë!

Në kohë paqe, në kohën kur ekziston një ligj i rreptë kundër përdorimit të armatimit në vende publike, në kohën kur “shkjau” nuk ta falë kurrë që t’ia turbulloshë mendjen me të shtëna, njerëzit e Sulejman Rexhepit shkrepin pa pushim! Kjo, ose sepse janë bashkëpunëtorë të këtij “shkjau” i cili ju ka dhënë leje për të shtënë, ose janë kriminelë që nuk ia kanë frikën as ligjit, ose janë të çmendur!

Mbase i ka shkuar tashmë ky lajm nga kjo “kronikë e zezë” Ilir Metës, i cili mbase edhe është penduar (e nga burimi ynë brenda Presidencës, Ilir Meta veçmë është zhgënjyer dhe penduar shumë fort) por, gjithçka është vonë tashmë për Ilir Metën. Le të provojë e le të vijë Ilir Meta në Maqedoni e le të shpresojë se mund të futet në turmën shqiptare siç futej ngrohtësisht Sali Berisha, Bamir Topi, apo edhe Edi Rama! Ilir Meta, me këtë tallje që ua ka bërë shqiptarëve të Maqedonisë, do të jetë po aq i urryer dhe i padëshiruar sa edhe vetë “kali i kalorësit të tij skënderbegian, Sulejman Rexhepi! Shqiptarët gjithçka mund të falin, por jo edhe talljen! Nejse – shumë vonë për Ilir Metën, e parespektuar nga Shqiptarët e Maqedonisë!

 

136