Dy vjet nga grusht-shteti në Turqi: Gulen mund të vdesë pa u ekstraduar

Në prag të 2-vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, për cilin Ankaraja zyrtare akuzon grupimin FETO të klerikut në mërgim Fetullah Gulen, zyrtarë amerikanë thonë privatisht se ai mundet të vdesë në Shtetet e Bashkuara pa mundur kurrë të ekstradohet, shkruan Daily Sabah.

Pavarësisht nga Turqia po paraqet një sërë dosjesh për të kërkuar arrestimin e përkohshëm të Gulenit, shumë pak përparim është bërë deri tani, gjë që e bën ekstradimin e tij në të ardhmen e afërt gati të pamundur, shkruan DS

Vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016, këshilltari i politikës së jashtme të Trump, Walid Phares thuhet se ka premtuar që Administrata Trump do ta shqyrtonte rastin e Fetullah Gulenit, por kjo nuk ka ndodhur.

Menjëherë pas grushtit të dështuar, Turqia paraqiti një seri dosjesh për të kërkuar arrestimin e përkohshëm të Gulenit dhe më vonë me dosje të plota për ekstradimin e tij, shkruan DS, duke shtuar se zyrtarët amerikanë zgjodhën të refuzojnë tre urdhra të gjykatës turke për shkak të mungesës së provave bindëse për sytë e sistemit gjyqësor amerikan. Sipas tyre, Turqia duhet të ofrojë prova që provojnë përfshirjen e Gulenit në grusht-shtetin edhe para se të përfundonte një hetim zyrtar turk në lidhje me këtë çështje.

Më vonë, kur zyrtarët turq filluan t’i dërgonin provat e kërkuara, homologët e tyre amerikanë shtuan kërkesat duke vënë në listë dhe regjistrime zanore, shënime, email-e, korrespondenca etj. Dhe të njëjtët zyrtarë amerikanë që po bënin këto kërkesa, po jepnin gjithashtu deklarata për gazetat se sa e vështirë ishte të gjenin prova, sepse FBI kishte ndaluar monitorimin e tij shumë kohë më parë dhe Guleni i kujdesshëm nuk kishte dhënë urdhra me telefon ose në asnjë formë të shkruar.

Së fundi, informon DS është themeluar një grup i ri studimi mbi rastin Gulen, i cili do të vizitojë Ankaranë javën e ardhshme. Ministri i Jashtëm Çavushoglu u tha gazetarëve në qershor se ky grup do të përqëndrohet në plotësimin e mëtejshëm të dosjeve të ekstradimit dhe përshtatjen e tyre për kërkesat amerikane. Zyrtarët amerikanë nga ana e tyre thonë se nuk duan të shkojnë në gjykatë me një dosje të dobët që mund të çojë në fitoren ligjore të Gulenit.

E tashmë, njerëzit që e njohin në detaje ecurinë e rastit, thonë se dhe Gulen shkon në gjykatë, mund të duhen vite për t’u esktraduar. Dhe sipas një përllogartjeje, duke u nisur dhe nga mosha e tij, mundet që ai të mos bjerë kurrë në duart e drejtësisë turke sa të jetë gjallë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne