Dyfishohet shitja e armëve në Lindjen e Mesme

Sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Paqen me seli në Stokholm (SIPRI), importet e armëve në vendet e Lindjes së Mesme janë rritur dy herë ndërmjet viteve 2013-2017 krahasuar me pesë vitet e mëparshme.

Raporti i SIPRI-t, i cili përqendrohet në tregtinë e armëve në mbarë botën, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) vazhdojnë të mbajnë pozicionin e tyre udhëheqës në eksportin e armëve.

Vendet evropiane, duke përfshirë ShBA-në dhe Gjermaninë, udhëheqin furnizimet e armëve në Lindjen e Mesme.

Importuesi më i madh i armëve në rajon është Arabia Saudite.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendet perëndimore kanë përmbushur 98 për qind të kërkesave për armë të administratës së Riadit zyrtar në këto pesë vitet e fundit.

Arabia Saudite, e cila që nga viti 2015 vazhdon operacionet e saj ushtarake në Jemen, i ka rritur me 225% importet e armëve ndërmjet viteve 2013-2017 në krahasim me pesë vitet e mëparshme.

Raporti konstaton se një e treta e armëve në botë janë furnizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se eksportet e armëve të Uashingtonit gjatë pesë viteve të fundit janë rritur me 25 për qind në krahasim me 5 vitet e mëparshme.

Në këtë periudhë, gjysmën e eksporteve të armëve ShBA-të e kanë bërë në Lindjen e Mesme.

Në shitjen e armëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqen nga Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.

Këto pesë vende zotërojnë 74 për qind të shitjeve totale të armëve në botë.

Raporti i SIPRI-t vë në dukje se shitjet e armëve të Gjermanisë gjatë periudhës 2013-2017 kanë pësuar një rënie me 14 për qind nga periudha 2008-2012, ndërsa shitjet e armëve në Lindjen e Mesme janë rritur me 109 për qind.

Raporti thekson se shumë pak vende jashtë vendeve perëndimore janë në pozicionin e eksportuesve të armëve, kurse Turqia është një nga vendet që po e rrit eksportin e armëve.

Sipas konstatimeve Turqia i ka rritur me 145 për qind eksportet e armëve gjatë periudhës 2013-2017 krahasuar me pesë vitet e mëparshme.

Izraeli dhe Koreja e Jugut janë gjithashtu dy vende të tjera që përfshinin raporti si vende jo-perëndimore që kanë rritur shitjet e armëve.

Sipas raportit në fjalë, India është importuesi më i madh i armëve. Ky vend ka realizuar 12 për qind të blerjeve të armëve në botë.

Furnizuesi kryesor i Indisë është Rusia, e cila përballon 62 për qind të kërkesës së këtij vendi për armë.

Raporti konstaton gjithashtu se shitjet totale të armëve në botë janë rritur me 10 për qind krahasuar me të njëjtat periudha.

Përveç Lindjes së Mesme, rritje në eksportin e armeve është vërejtur edhe në Azi dhe Oqeani, duke treguar rënie të furnizimeve në Afrikë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne