Dyshimet/ Artan Cuku u qëllua nga një vrasës me pagesë, mund të jetë nga Kosova

Vrasja e Artan Cukut, kishte kohë që ishte planifikuar dhe për këtë, personi që ka dashur të vdekur ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, duket se ka paguar një vrasës me pagesë. Në një video të publikuar nga policia e Tiranës, duket qartë autori i krimit, i cili i veshur sportiv dhe me doreza, vrapon ngadalë teksa largohet nga zona e krimit. Vrasësi i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij ekzekutimi, pasi jo vetëm do të eleminonte një ish-funksionar të lartë policie, por dhe kishte studjuar me detaje, çdo lëvizje të tij, madje ishte përshtatur në veshje, si një vrapues i zakonshëm i zonës së liqe/Lapsinit. Sipas policisë me këtë veshje dhe mënyrën se si është larguar vrasësi, të linte përshtypjen se ai ishte një vrapues që po kthehej si shumë vrapues të tjerë, nga zona e liqenit.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit ku duket mjaft qartë autori i cili largohet me një vrap të lehtë nga vendi i ngjarjes. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të identifikojnë autorin e vrasjes së Cukut. Autori është me dorashka, shall, kapele, atlete dhe tuta sportive siç mund ta shihen dhe në këto foto.  Ai është i gjatë rreth 1.70 dhe në bazë të dëshmisë së gruas së Cukut dhe administratorit të pallatit, autori kishte një theks verior. Dyshimet flasin se personi që ka qëlluar ish-funksionarin e lartë të Policisë së Shtetit, mund të ketë qënë një vrasës me pagesë nga Kosova. Vrasësi është parë nga administrator i pallatit, pak para momentit të vrasjes teksa qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit. I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t’i dhënë çelësat e shtëpisë.Mirëpo pas kësaj biseda, sapo administrator ka shkuar në shtëpi, ai u ka thënë policisë se ka dëgjuar të shtëna me armë, dhe teksa zbritur poshtë ka konstatuar trupin e Artan Cukut të shtrirë në hollin e pallatit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne