Dyshja Tahiri dhe Veliaj duke “lypur vota”

shfaqen së bashku duke kërkuar vota për zgjedhjet e 18 qershorit

Fushata e PS-së për zgjedhejt e 18 qeshorit ka bërë baskë Erion Veliajn dhe Saimir Tahirin. Dy “kundërshtarët” brenda partisë për të fituar vëmendjen e Ramës dhe per tu bërë pasardhësit e tij, janë shfaqur së bashku në një takim me të rinjtë e kryeqytetit. Ish ministri i brendshëm pas largimit nga detyra është fokusuar në fushatën elektorale të PS-së duke qenë edhe kryetari i kësaj partie në Tiranë.

“Ose rrëzohemi të gjithë bashkë, ose ngrihemi të gjithë bashkë. Asnjë rezultat nuk është final, gjithmonë ka një ndeshje tjetër për t’u përgatitur më fort dhe për t’u fituar më bindshëm. Nga ana tjetër, di edhe një gjë shumë mirë, që ne edhe mund të humbasim më shumë. Ne mund të humbasim nëse kthehemi mbrapsht, mund të humbasim nëse Tirana shkon në gjumë, mund të humbasim nëse çadra kthehet prapë në Shqipëri dhe e bën ashtu siç e bëri ato vite që sundonte Shqipërinë”, tha kreu i Bashkisë.

Ndërsa Kryetari i PS së Tiranës Saimir Tahiri theksoi se ky kampionat është shembulli më i mirë se si mund të punohet në një skuadër fituese.

“Sa ka rëndësi të punojmë bashkë për Shqipërinë që duam, ka rëndësi që fillimisht të mësojmë të jemi njerëz të mirë, të jemi shokë të mirë, të jemi një familje e mirë që di të sillet mirë, di të punojë bashkë, di të luajë bashkë dhe të fitojë bashkë. Unë shpresoj që ky kampionat të jetë shembulli më i mirë për secilin prej jush. Se si mund të bëjmë një skuadër dhe skuadër fituese. Ky kampionat është vetëm shenja më e mirë për të na treguar se si mund të gjejmë hapësira përtej politikës për të garuar dhe për të fituar”, tha Tahiri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne