E bujshme: SHBA-ja tërhiqet nga Pakti Botëror për Migrantët dhe Refugjatët

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të tërheqë SHBA nga Pakti Botëror i OKB-së që synon përmirësimin e menaxhimit ndërkombëtar të migrantëve dhe refugjatëve, i cilësuar “i papajtueshëm” me politikën e tij migratore, njoftoi sot misioni amerikan pranë Kombeve të Bashkuara.

“Sot, misioni amerikan pranë OKB-së informoi sekretarin e përgjithshëm që SHBA i jep fund pjesëmarrjes në Paktin Botëror për Migracionin”, bëri të ditur në një deklaratë misioni amerikan.

Në shtator 2016, 193 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratuan në unanimitet një tekst i quajtur Deklarata e Nju Jorkut për refugjatët dhe migrantët që synon përmirësimin e menaxhimit ndërkombëtar (pritje, ndihma për migrantët ) të lëvizjeve të refugjatëve dhe migrantëve.

Në bazë të kësaj Deklarate, komisioneri i lartë për refugjatët ka mandat për të propozuar një Pakt Botëror për Migrantët dhe Refugjatët në raportin e tij vjetor në Asamblenë e Përgjithshme në 2018. Ky pakt duhet të mbështetet në ky akse, përcaktimin e një kuadri në formën e përgjigjeve dhe programit të veprimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne