E hëna e “tmerrshme”/ BE paralajmëron trazira

Portali i  që ndjek nga afër zhvillimet në BE, në një analize të publikuar së fundmi për situatën në Shqipëri, shkruan se ka shqetësime në rritje se vizita e delegacionit të PE javën e ardhshme vendin tonë do përkojë me shpërthimin e një dhune të re në rrugët e Tiranës.

Një frikë e tillë është ushqyer më tej nga komentet e liderit demokrat Basha, i cili ka bërë thirrje “A doni luftë, luftë do ketë, shponi gomat e makinave, dhunoni dritaret, nxirrini ata nga zyra. Nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”.

Vizita e delegacionit të PE, shkruhet më tej, “vjen në një kohe kur vendi po kalon krizë politike pasi ligjvënësit e opozitës kanë bojkotuar Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, kusht bazë për çeljen e negociatave”.

Kërkesën për t’i dhënë fund bojkotit e ka artikuluar dhe shefja e BE Federika Mogherini kur u shpreh se Debati politik duhet të bëhet brenda parlamentit dhe i kërkoi opozitës që “të veprojë me përgjegjësi” dhe “të hapë rrugën për zgjedhje demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

“Delegacioni i PE i drejtuar nga Mc Allister do përpiqet të zbusë tensionet në Shqipëri”, shkruan më tej “EuroReporter”.

Moritz Dütemeyer, zëdhënës i McAllister tha se asnjë koment nuk do bëhet nga ana e eurodeputetit gjerman para vizitës në Shqipëri.

Ndërkaq, u tha se pjesë e delegacionit do jetë dhe eurodeputeti Kukan, por zëdhënësi i tij tha se ai ka tjetër axhendë. Sakaq, ka shtuar se Kukan po e ndjek nga afër situatën në Shqipëri.

Një tjetër burim i PE i tha “EuroRepoter” se, “Europa po përgatitet për mundësinë që PD mos marrë pjesë në zgjedhje. Besoj se ajo do jetë e vështirë, por e menaxhueshme. Një tjetër burim nga Komisioni i Jashtëm Parlamentar tha se, delegacioni është një mundësi për të zgjidhur situatën aktuale politike, dhe për të arritur një marrëveshje që t’i lejojë opozitës të hyjë në Kuvend, dhe më pas të marrë pjesë në zgjedhje”.

Thirrja e Mogherinit u miratua nga eurodeputeti kroat Ivan Jakovçiç, i cili është nënkryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian në Shqipëri, i cili gjithashtu i bëri thirrje opozitës shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Vetëm zgjedhjet janë rruga për të krijuar një sistem demokratik dhe një shoqëri paqësore”, tha ai.

Komente për Shqipërinë ka bërë edhe Willi Fautre, i të drejtave të njeriut, i cili u shpreh se: Shqipëria po përballet me një krizë politike të ashpër, me bojkotin e partive opozitare të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Aplikimi Shqipërisë për në BE mund të jetë në rrezik, pasi reforma në drejtësi mund të goditet nga degë të reja ekzekutive dhe legjislative të cilat nuk do të reflektonin gjendjen e vërtetë të opinionit publik./ opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne