A do e lejojë protestanti Erion Veliaj ezanin sot në Tiranë?

Siç pritet prej muajsh, sot do të bëhet inagurimi i sheshit Skënderbej sipas projektit të ri të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në faqen zyrtare të eventit, programi që do të nisë në orën 19:30 parashikon këngë e valle deri vonë. Por përveç planeve të bëra publike, siç duket disa plane të tjera që lidhen me “mbarëvajtjen e programit” – sigurisht – janë mbajtur fshehur.

Na bëjnë me dije se në një iftar të shtruar ditën e djeshme ku ndodhej i ftuar edhe kryebashkiaku Veliaj, ky i fundit i ka “udhëzuar” muslimanët që të mos e thërrasin ezanin pasi koncerti të ketë filluar, për të mos i prishur programin.

A ka ndonjë përfaqësues Komuniteti Musliman i Shqipërisë që t’i mësojë protestantit Veliaj që nuk pushohet ezani që njofton besimtarët agjërues se ka ardhur koha e çeljes së iftarit, për shkak të një koncerti të zhurmshëm? Është e turpshme për një kryetar bashkie që përfaqëson një qytet me shumicë muslimane, të mos dijë principet bazë të respektimit të ritualeve fetare. Por mesa duket këto janë kusuret e të qenurit një Showman sikur Veliaj.

Skandali vjen pak kohë pas një rasti tjetër të ngjashëm të para pak javësh, kur partitë politike kryesore ranë dakord ta caktonin datën e zgjedhjeve në ditën e festës së Bajramit. Duke parë mosreagimin e Komunitetit Musliman ndaj gjithë shkeljeve që po i bëhen islamit dhe muslimanëve në këtë vend, nuk do jetë çudi sikur në një nga këto ditë të dëgjojmë ndonjë kërkesë për të shtyrë datën e Bajramit.

Nuk e dimë nëse politikanët tanë janë vërtetë injorantë nga parimet bazë të respektimit të feve apo nga vetë Kushtetuta, apo duan dhe veprojnë kështu me vetëdije. Një gjë është e sigurt; ata kanë gjetur shesh e bëjnë përshesh. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne