”A e mbështet PDIU-ja Metën President”, Mesila Doda përgjigjet

Sot në Kuvend do të mbahet seanca ku pritet që kreu i LIS-së Meta të zgjidhet President i vendit. Ai ka marrë mbështetjen unanime të partisë socialiste.

Ndërkohë që kundër tij është shprehur deri më tani opozita që vijon bojkotin e Parlamentit dhe Ben Blushi.

Në një dalje për mediat pas takimit me ambasadorët Mesila Doda u shpreh se PDIU do ta mbështesë kandidaturën e tij. Ajo tha se së bashku me deputetët e tjerë ata kanë firmosur për zgjedhjen e Metës.

‘’Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë që dje duke firmosur kandidaturën e zotit Meta për President’’, është shprehur Mesila Doda.

LËVIZJET QË ÇUAN METËN DREJT PRESIDENCËS;

Në Kuvend në tre raundet e para nuk kishte një emër për të zënë postin dhe nëse digjej dhe raundi i katërt PS-ja kërcënonte se do të zgjidhte një emër edhe pa LSI-në pasi votat sipas Ruçit i kishte. Ai i kërkoi kreut të Kuvendit që në rast se deri sot nuk zgjidhej presidenti i ri vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

‘’Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, mos na detyroni ta zgjedhim presidentin vetëm. Unë shpresoj të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër të shkelim këtë forcë poltike.

Prandaj z.kryetar ju takon juve si forcë politike, që jeni vendosur si negociator dhe keni kaq kohë, pse mos ta them troç që keni anuar nga ana tjetër. Prandaj ju kërkoj edhe juve të reflektoni, të mos e mbyllni këtë parlament vetëm për ata të çadrës. Do ju kërkoja të mblidhnit Konferencën e Kryetarëve, ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditësh.”, u shpreh ndër të tjera dje Ruçi.

Pas kësaj Meta lajmëroi menjëherë mbledhjen e Kryesisë, nga ku dolën me dy propozimë konrete për postin e Presidentit: Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë një tjetër takim u zhvillua në Vilën 30 mes Ramës dhe Metës ku me shumë gjasa është vendosur që Meta të votohet zyrtarisht sot në Kuvend.

Edhe Partia Socialiste mblodhi Kryesinë e saj ku 18 firmave të LSI-së për Metën President iu bashkuan dhe deputetët e Ramës. Pas mbledhjes Balla deklaroi se PS-ja do të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për President.

Dje në ‘Top Story’ Rama deklaroi se Meta është Presidenti që i duhet vendit pasi ai mund të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë.

“Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve. Më njeri që është me PD-në po jo në PD se Ilir Meta nuk ka. Ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë, flet me të gjithë. Me kalimin e kohës edhe PD-ja do ta kuptojë këtë. Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë”, tha dje Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne