E pabesueshme: Itali, Albert Gjuzi me plumb në kokë shkon vetë në spital

GJERGJI THANASI

Albert Gjuzi 32 vjec emigrant prej vitesh në Itali mesditën e së enjtes 27 shtator u paraqit në infermjerinë e Spitalit “Fatebenefratelli” të qytezës së Erba-s, në Provincën e Komos (Como). Mjekët dhe infermjerët u shokuan, kur gjatë kontrollit mjekësor zbuluan se Gjuzi kishte në kokë një plagë të shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri. Mjekët u habitën sesi Alberti , ndonëse i plagosur në kokë, kishte ardhur me këmbët e veta në spital i shoqëruar nga një miku i vet. Ai iu nënshtrua menjëherë operacionit në kokë. Kirurgu i hoqi nga koka një plumb pistolete, i cili iu dorëzua karabinierëve për t’i bërë analizën balistike. Për mjekët ishte shokuese fakti, që pacienti me plumbin ende në kokë, lëvizte normalisht. Mjaftonte, që plumbi të kishte goditur kafkën e Gjuzit vetëm 3-4 mm më djathtas dhe do t’i shkaktonte vdekjen e sigurtë. Pas operacionit gjendja shëndetësore e Gjuzit është mjaft e mirë.

Albert Gjuzi në dëshminë e vet paraprake para karbinierve theksoi se nuk mbante mend sesi ishte qëlluar me plumb në kokë, pasi kishte qënë i pirë tapë, kur ndodhi plagosja. Me rastin e Alfredit mund të themi pa frikë se e fali pushka sic shprehen malësorët e veriut./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne