Vjedhje e pazakontë: Rusi grabit autoblindën ushtarake dhe përplaset me një dyqan

Një rus është arrestuar pasi kishte vjedhur një mjet të blinduar dhe ishte përplasur me një dyqan në një qytet në veri të Rusisë, raporton BBC.

Sipas agjencisë rajonale të lajmeve Hibinform.ru, personi i paidentifikuar mori automjetin nga një autoshkollë, dhe pasi nuk arriti të marrë kthesën, ka shkatërruar një makinë dhe është përplasur me një dyqan.

Personi në fjalë gjithashtu është i dyshuar për vjedhjen e një shishe vere në një supermarket. Ai ishte me shishe në dorë kur arritën policët, njofton Hibinform.

Aktualisht dihet pak për të dyshuarin, por kanali televiziv rus Vesti thotë se ai ishte “i mërzitur” dhe mori autoblinden e motorizuar nga autoshkolla e drejtuar nga DOSAAF, një organizatë vullnetare që bashkëpunon me forcat e armatosura në Rusi.

Policia në rajonin e Murmansk tani po e konsideron rastin si vepër penale, raportojnë mediat lokale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne