E shtata në listën e PD në Berat: Do ta pranoj unë mandatin e Halimit

Mandati i lënë papritur bosh në Kuvend nga Eduard Halimi duhet t’i kalonte psikologes së re Juvina Jani. Ajo ishte femra e parë në listën e PD-së së qarkut të Beratit pasi kjo forcë nuk ka respektuar barazinë gjinore. E kontaktuar nga lapsi.al, Jani tha se e do ta refuzojë mandatin e deputetes duke u shprehur se i duhet të përkushtohet ndaj djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shtoi se shumë shpejti duhet të udhëtojë jashtë vendit.

Në listë femra tjetër që ndodhet pas Janit është Monika Qosja. Ajo është e fundit në listën e PD-së për këtë qark. E pyetur për këtë çështje, Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhë do ta pranojë atë. “Do ta pranoja me kënaqësi, do të ishte një vlerësim për mua” – tha ajo. Në zgjedhjet e 25 qershorit, PD mori vetëm një deputet në Berat.

LISTA/ Qarku Berat

Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Bujar Hoxhaj
Myslym Haxhi
Juvina Jani
Monika Qosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne