E tmerrshme, ushtarët ekzekutojnë publikisht dy gra myslimane dhe një fëmijë

Një video e tmerrshme që qarkullon në internet tregon dy gra dhe një fëmijë të lidhur nga sytë që dërgohen për t’u ekzekutuar. Personat shoqërues duken të veshur si ushtarë të ushtrisë së Kamerunit.

Ushtria e Kamerunit ka mohuar që ushtarët e saj të jenë përfshirë në video. Gratë u qëlluan për vdekje pasi u dyshuan si sulmuese vetëvrasëse të Boko Haramit.

E ndarë mbi 90.000 herë në Twitter, videoja tregon dy gra, njëra prej të cilave me një fëmijë të lidhur në kurrizin e saj me kokë të pluhurosur.

“Ju jeni B H, ju do të vdisni”, tha një ushtar në frëngjisht, teksa godet gruan në fytyrë.
BH është shkurtim për Boko Haramin, i cili për nëntë vjet ka luftuar për një kalifat  të përqendruar në Nigerinë veriore.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e videos, duke përfshirë kur dhe ku ishte filmuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne