nga Paul Krugman.

E mbani mend kohën, kur e vërteta ishte thjesht një fjalë tjetër pa asnjë domethënie të veçantë? Këto ditë është vetëm një fjalë tjetër, për t’i dhënë më shumë para Donald Trumpit. Të zënë me zgjedhjet e mesit të mandatit – dhe thirrjet e pabazuara të republikanëve për vjedhjen e votave – unë nuk e di se sa njerëz kanë dëgjuar për vendimin e Trump për t’i dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë Miriam Adelsonit, gruas së pronarit të madh të kazinove dhe donatorit të madh financiar të Trumpit, Sheldon Adelson.

Në parim, medalja përfaqëson njohjen e arritjeve të jashtëzakonshme në shërbim të publikut; në raste të rralla kjo përfshin edhe filantropinë. Por a mendon dikush se aktivitetet bamirëse të Adelson, ishin arsyeja për këtë nderim? Tani, kjo mund të duket si një histori e parëndësishme. Por kjo është një kujtesë, se qasja Trumpiane ndaj së vërtetës – që diktohet nga përfitimet e Trump dhe miqve të tij, jo nga fakte të verifikueshme, vlen edhe për virtytin.

Nuk ka asnjë heroizëm, nuk ka vepra të mira, përveç atyre që i shërbejnë Trumpit. Në lidhje me të vërtetën:Sigurisht, Trump gënjen shumë. Në mesin e fushatës për zgjedhjet e mesit të mandatit ai gënjeu më shumë 100 herë çdo javë. Por sulmi i tij ndaj së vërtetës, shkon më thellë se sa shpeshtësia e gënjeshtrave të tij, pasi Trumpi dhe aleatët e tij nuk e pranojnë konceptin e fakteve objektive.

“Fake neës” (lajm i rremë), s’do të thotë raportim i rremë; por me të nënkuptohet çdo raportim mediatik që dëmton Trumpin, pa marrë parasysh se është vërtetuar me shumë fakte. Dhe anasjelltas, çdo pohim që ndihmon Trumpin, qoftë në lidhje me krijimin e vendeve të punës apo votat, është i vërtetë pikërisht pasi e ndihmon atë.

Përpjekja e Trump dhe e partisë së tij, për të penguar rinumërimin e ligjshëm të votave në Florida, e pabazuar në asnjë provë, tek mashtrimi elektoral në shkallë të gjerë, nuk i përshtatet drejt kësaj epistemologjie partizane. A besojnë realisht republikanët, se ekziston një numër i madh fletëvotimesh të falsifikuara?

Edhe ngritja e kësaj pyetjeje është një gabim. Ata nuk “besojnë në të vërtetë” asgjë, përveç se ata duhet të marrin atë që duan. Çdo akuzë që mund të favorizojë një demokrat është diçka e keqe për ta; prandaj është një mashtrim, dhe për këtë s’ka nevojë për dëshmi.

I njëjti botëkuptim, shpjegon varësinë e republikanëve ndaj teorive të komplotit. Tek e fundit, nëse njerëzit vazhdojnë të këmbëngulin tek e vërteta e diçkaje që dëmton partinë e tyre, nuk mund të mos i respektojnë faktet – pasi në botën e tyre nuk ka fakte neutrale. Pra, njerëzit që bëjnë pohime të papërshtatshme, duhet të jenë në listë-pagesën e forcave të majta.

Në Arizona, demokratja Kirsten Sinema fitoi një vend të Senat, pas numërimit të fletëvotimeve të numëruara në fund. A e dini se republikanët e atij shteti, kanë kërkuar informacion mbi ndërveprimet midis zyrtarëve të zgjedhjeve dhe Xhorxh Sorosit?

Meqë ra fjala, vlen të theksohet, se kundërshtim i fakteve objektive, dhe këmbëngulja se çdokush që insiston për të vërtetat e papërshtatshme, duhet të jetë pjesë e një komploti të krahut të majtë, e ka dominuar psikikën republikane shumë kohë përpara Trumpit.

Më e dukshmja, pohimi se provat e shumta për ngrohjen globale, janë një mashtrim gjigant, produkt i një komploti të madh që përfshin mijëra shkencëtarë në mbarë botën, ka qenë pjesë e ortodoksisë së republikanëve për vite me rradhë.

Në fakt, kandidatët presidencialë të kësaj partie e kanë zakon të refuzojnë faktet, dhe pranojnë teoritë e konspiracionit. Pra Trump po shkon aty ku shumë nga figurat e larta të partisë së tij, kanë qenë prej një kohe të gjatë. Gjithsesi, argumenti im, është që refuzimi i çdo standardi përveç atij që ndihmon ose dëmton Trump, shtrihet përtej vlerave themelore ose të vërteta.

Në botën e Trump, e cila tani është e padallueshme nga bota e “Great Old Party”, e mira dhe e keqja përcaktohen vetëm nëse u shërbejnë interesave të udhëheqësit. Kështu, Trump sulmon dhe fyen aleatët tanë më të ngushtë, duke lavdëruar diktatorët brutalë që e kënaqin atë (dhe i cilëson neonazistët “njerëz shumë të mirë”).

E njëjta gjë vlen edhe për heroizmin dhe burracakërinë. Një hero i vërtetë si Xhon Mekein, i cili ishte kritik ndaj Trump, shpërfillet si një dështak:”Ai nuk është një hero lufte. … Mua më pëlqejnë më tepër njerëzit që nuk u kapën rob nga armiku”. Ndërkohë, Miriam Adelson, shërbimi i të cilit ndaj kombit, përbëhet në thelb nga dhënia e kontributeve për fushatën e Trump, merr Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Dhe ky gjest i paraprin Trumpit. E mbani mend se si republikanët denigruan kontributin në luftë të Xhon Kerrit? Ashtu si pjesën më të madhe të skenës politike aktuale, është thelbësore të kuptohet dhe të pranohet, se kjo nuk është një situatë simetrike.

Nëse thoni diçka përgjatë vijave të “të vërtetës dhe virtytit, që tani janë të përcaktuara nga partizanizmi”, ju jeni në fakt duke i lënë dorë të lirë djemve të këqij, për shkak se thjesht një parti e mendon kështu. Demokratët, duke qenë njerëzorë, kanë ndonjëherë pikëpamje të njëanshme, dhe angazhohen në arsyetime të motivuara.

Por ata nuk e kanë braktisur konceptin e fakteve objektive, dhe të mirësisë jo-politike; republikanët po. Kjo do të thotë se ajo që po ndodh tani në Amerikë nuk është politika si zakonisht. Është shumë më ekzistencialë se sa kaq.

Duhet të jesh realisht deluzional, të shohësh reagimin e republikanëve ndaj humbjes së fundit në zgjedhjet e mesit të mandatit, si çdo gjë tjetër veçse një përpjekje për të kapur pushtetin nga një lëvizje autoritare, e cila do ta kundërshtonte çdo kundërshtim ose madje edhe kritikën si të paligjshme. Demokracia jonë, është ende shumë e rrezikuar.

Shënim: Paul Krugman, është profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut. Ai fitoi në vitin 2009 Çmimin Nobel për ekonomi./The New York Times

7