“E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit dhe roli i Berishës”

Në pritje të ekstradimit në Shqipëri pas vendimit të autoriteteve turke, Izet Haxhia ka deklaruar se është gati për kthimin në atdhe.

Ish-truproja i Sali Berishës u shpreh se u qëndron të gjitha akuzave për ish-kryeministrin, por edhe familjen e tij për vrasjen e Azem Hajdarit, por edhe shumë dosje të tjera. Haxhia ka rikujtuar edhe njëherë momentin e vrasjes së Hajdarit dhe rolin e Berishës, të cilin e akuzon se e nxori në pritë, pasi para vrasjes kishte komunikuar 12 herë në telefon.

Intervista për Report Tv

Cili ka qenë roli juaj?
Jam fajësuar në 12 shtator si nxjerrës në pritë të Hajdarit. Është thënë që unë e kam telefonuar dhe personat që kanë qenë afër e kanë vrarë. Por ku është telefoni dhe numrat e Hajdarit, pse gjykata nuk mori tabulatet e fundit. Me cilin ka folur në 12 shtator? Dhe dihet shumë mirë me kë ka folur ditën që ka qenë në Lushnje dhe Fier, janë 12 telefona që i ka bërë Berisha dhe e ka thirrur në zyrë.

Por nga e dini?
Janë të regjistruara. Është numri që ka qenë në emër të Genc Hotit, që ka folur Berisha. Ka folur me 12 dhe 13 shtator me Francën. Në emër të Majlinda Popovic ka qenë regjistruar numri i Azem Hajdarit. Le të thotë drejtësia me cilin numër e kam marrë unë Hajdarin? Atëherë në Shqipëri ka qenë vetëm AMC dhe faturat kanë qenë të shkruara. Le të më thonë dhe unë i pranoj….

Ju keni qenë pranë selisë dhe keni pasur kontakte?
Me Azemin kam pasur 5 muaj që nuk kam pasur kontakte. Azem Hajdari ka qenë i pabesë, më tha që prita e Milotit ka qenë për ty, që nga ai moment nuk kam qenë më në kontakt. Komunikimi ka qenë në gusht dhe Azemi më kërkoi një takim, pasi takoi plakun e Haklajve.

Me autorët e vrasjes keni pasur kontakte atë ditë?
Kanë ardhur nga Tropoja, Fatmir Haklajn, Jaho Mulosmani dhe xhaja i tij dhe një person nga Kruja. Fatmiri tha kemi ardhur për të takuar dikë në ministri për të rregulluar punën, e kemi lënë për tu takuar, por nuk jemi lidhur më. Nesërmen jemi takuar, sipas fjalës së tyre janë nisur për në Tropojë. Pastaj erdhi Jaho te selia dhe tha ta pimë atë kafen te liqeni. Ndërkohë që unë ruhesha nga SHIK, pas kafes kemi zbritur poshtë.

Jeni gati të dëshmoni?
Po. Se dua të dalë e vërteta në dritë. Vrasësit e tij janë eliminuar. Ata që e kanë nxjerrë në pritë nuk janë dënuar. Grupi i 8 vetave si prokurorë kanë marrë nga 50 mln lekë shpërblim nga Berisha dhe Meta te banka e kursimeve me kredi të butë dhe këto para nuk janë shlyer më pas. Për cfarë drejtësie flasin ata? Pse nuk është diskutuar roli i grupit të ‘Rognerit’, i di mirë Klosi. Hajdari nuk doli nga zyra ime, por e Berishës, ai e nxori në pritë.

Ju ku ndodheshit atë moment?
Kam qenë duke pirë kafe, në momentin që dolëm dëgjova breshëritë e kallashit. Unë se dija ku ndodhej Saliaj e të tjerë dhe jo se ndodheshin para PD

Pse në 14 shtator ishit kundër turmës që donin të rrëzonin Nanon?
Unë do të reagoja, pavarësisht se me Hajdarin nuk flisja. Ngaqë isha njeri i PD prandaj do të reagoja, se cili ishte Azem Hajdari, një përdhunues, por do të reagoja….

A u përdor vrasja për grushtin e shtetit?
Qëllimi i vrasjes ka qenë rënia e Nanos. Kishte ndaluar trafikun e armëve për UÇK. Ky ka qenë motivi i vrasjes.

Kur pritet ekstradimi juaj?
Ministrja vendosi nxjerrjen e urdhër arrestit për 30 ditë, unë jam duke pritur policinë. Është puna kur të jenë gati ata… Nuk e di për cfarë interesash fshihen pas, aeroporti i Vlorës, apo nuk e di… Unë kam 12 vite që mbahem peng… Jam pa letra dhe dokumente, nuk është më pranuar as azili dhe asgjë.

Mendoni se do të tremben politikanët me ardhjen tuaj?
Nuk tremben se janë bashkë të gjithë. Romeot dhe Zhuljetat, ata i kanë rregulluar punët e tyre. Zihen ditën dhe i ndajnë paratë natën, pasi nuk duan të arrestojnë njëri tjetrit, pasi bien sipas sistemit domino.

Ju jeni dënuar 25 vite do të kërkoni rigjykim?
Është e drejta e ime të kërkoj, pasi jam dënuar në mungesë. Është dhënë garanci edhe nga qeveria Berisha, që cështja do të gjykohet nga një mënyrë e drejtë. Do të kërkoj hapjen e kësaj cështje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne