E vranë për 13 mijë lekë, lihen në burg dy vëllezërit Ekonomi

Gjykata vendosi të lërë në burg dy vëllezërit Ekonomi të akuzuar për vrasjen e shtetasit Agim Arapi, banues në Durrës. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Durrësit për dy autorët e krimit të shënuar mbrëmjen e 11 prillit.

Arrestimi i vëllezërve Kostandin dhe Kujtim Ekonomi u krye po atë ditë, ndërkohë që sot ata kanë dalë përpara gjykatës.

E gjitha nisi si pasojë e një konflikti për mosdhënien e shumës prej 13 mijë lekë të reja që dy të akuzuarit duhet t’i paguanin viktimës në bazë të një kontrate për kalimin e tubave të ajrimit të picerisë së tyre në dyqanin ushqimor të Agim Arapit.

Si pasojë e dhunës të ushtruar ndaj tij, viktima nuk mundi të mbijetojë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne