Ebadi: Iraku është kundër izolimit të Katarit

Kryeministri i Irakut të martën theksoi se vendi i tij është kundër izolimit të Katarit nga Arabia Saudite dhe aleatet e saj, për arsye se ky veprim dëmton qytetarët e thjeshtë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Hejdar Ebadi, gjithashtu, vuri në dukje vizitën e tij në Arabinë Saudite që zhvillohet të mërkurën dhe tha: “Gjatë kësaj vizite do të kërkojë nga sauditët që të japin shpjegime në lidhje me akuzat që paraqesin kundër Katarit”. Vlen të theksohet se shumë vende duke përfshirë edhe Republikën Islamike të Iranit, kundërshtojnë bllokadën e vendosur kundër Katarit. Javën e kaluar, Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Katarin. Këto vende kanë kërkuar nga Katari që të heqë dorë nga mbështetja ndaj Rezistencës Islamike Palestineze dhe të koordinohet me vendet e tjera arabe në lidhje me disa çështje të tjera. Kjo krizë u krijua vetëm disa ditë pas vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Riad./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne