Edhe këshilltari i Erdoganit solidarizohet me Xhakën dhe Shaqirin (Foto)

Edhe këshilltari shqiptar i presidentit Erdogan, Sabri Demiri është solidarizuar me nismën e shumë shqiptarëve për të kontribuuar për gjobën e FIFA-s ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit për gjestin e shqiponjës pas golave kund Serbisë në Kupën e Botës në Rusi.

Një foto e publikuar në rrejte-sociale ku Demiri shihet në ballkonin e pallatit presidencial duke pozuar me shqiponjë ka bërë xhiro në facebook, transmeton Gazeta e Re.

Ndryshe, festimi me gjestin e shqiponjës kundër Serbisë nga Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner nga FIFA u trajtua si “jo-sportive” duke e dënuar me tarifë të përgjithshme prej 25 mijë franga. Por këtu nuk ka mbetur pa u aktivizuar diaspora. Të hënën në mbrëmje një tifoz i ‘Nati’ ka filluar një aksion të grumbullimit të të hollave. Brenda natës u mblodhën mbi 8000 franga.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne