Edhe sa do të zgjasë uvertura?

Nga Musa Özuğurlu

Pothuajse të gjitha palët në Siri janë të gatshme të përballen me njëra-tjetrën në një luftë të mundshme. Sepse Turqia ka llogari për të dhënë në Afrin dhe Idlib, në Sirinë Veriore, në rajonin kurd të SHBA-së, në Liban dhe Sirinë Jugore të Izraelit dhe në të gjithë territorin e Sirisë. Palët e dinë se ato do të humbasin në qoftë se ‘lihen jashtë’ në rast të konfliktit dhe i bëjnë llogaritjet e tyre në përputhje me këto rrethana. Koha po bëhet çdo ditë e më e ashpër. Pyetja është kjo: edhe sa do të zgjasë ‘uvertura’?

Zhvillimet e bëra në veri të Sirisë (Idlib, Afrin dhe rajonet kurde) dhe në jug (Golan – Liban) rrisin rrezikun e luftës midis shteteve.

Është e qartë se titujt e pushtimit dhe fitores në ditët e para, zëvendësohen nga lajmet e dëshmorëve, dhe punët e Afrinit nuk do të funksionojnë siç është planifikuar. Këtu janë dy mundësi: Nëse që një kohë të gjatë nuk mund të hyhet në një qendër e cila është 30 km larg nga kufiri më i gjatë, nevoja taktike do t’a drejtoj përparimin e ngadalshëm në qendër me sulm të papritur dhe qendra Afrin do të merret në një ditë ose rezistenca është shumë e fortë dhe numri i humbjeve që jep ‘armiku’ po zmadhohet.

Nuk ka të dhëna të pavarura lidhur me numrin e përkrahësve të vrarë të YPG-së, por kur shikohen pikët e avancuara, mund të thuhet lehtë se rezistenca është e fortë. Madje sa do që të jetë humbja e YPG-së, edhe numri i humbjeve të helikopterëve dhe ushtarëve gjithashtu e forcon këtë mundësi.

Turqia tashmë është përballur me shumë probleme në Afrin. Kjo situat mund të çoj në rritjen e mëtejshme të forcave të ndërhyrjes së Turqisë dhe kjo mund të sjellë disa mundësi të reja.

Kjo është edhe arsyeja që Turqia në njëren anë, duke e drejtuar operacionin ndaj YPG-së, qëndron me saktësi mbi frontin e dytë, Idlibin. Në rast se Idlib merret nën kontroll nga ushtria siriane, Turqia do të humbas një instrument shumë të rëndësishëm dhe prapa do të mbetet ushtria siriane, YPG dhe Forcat e Armatosura Turke (TSK). Deri më sot, ushtria siriane nuk është përballur drejtpërdrejt me TSK-në, por kjo situat mund të hap rrugë për qartësimin e palëve dhe fronteve në konflikt. Së fundmi, edhe nëse nuk është përmendur emri Turqi dhe Siri, në rast të luftës indirekte Siria nuk ka asnjë tolerancë ndaj Turqisë.

Çfarë bëjnë Shtetet e Bashkuara në këtë ekuacion të mundshëm? Arsyeja për praninë e SHBA-së në Siri nuk është dashuria kurde, por dashuria kurde “që do të ndihmojë në mbrojtjen e fushës së ndikimit të saj”. Edhe deklarata “Afrini nuk është fusha jonë” është konfirmim i kësaj. Për këtë arsye, operacioni Afrin nuk është një zhvillim që Shtetet e Bashkuara do të kundërshtojnë. SHBA-ja në Afrin i’a propozon Turqinë rusëve ose sirianëve. Në anën tjetër, vendi që i jep rëndësi është lindja e Eufratit dhe të gjitha përgatitjet i bënë sipas kësaj. Dhjetra baza dhe kundërvënja ndaj ushtrisë siriane tregojnë atë që ata kanë rrezikuar pas kësaj. Munbiç qëndron në perëndim të Eufratit. Është bërë deklarata se “nuk kemi ndërmend të tërhiqemi”, por nuk është e qartë. Si strategji mund të i’a bëjë Turqisë gjestin e Munbiçit. Në këtë mënyrë, Turqia e arrinë qëllimin e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara tregojnë kuptim ndaj ndjeshmërive të aletaëve të tyre. Por nëse Shtetet e Bashkuara janë të vendosur të mos tërhiqen nga Munbiç, situata bëhet shumë e ndryshme.

Një arsye tjetër se pse SHBA-ja e kërkon zgjatjen e Turqisë dhe Sirisë në perëndim të Eufratit, është se do të jetë në gjendje të drejtojë fuqinë në lindje të Eufratit, në rast se Idlib merret nën kontroll nga ushtria siriane. Siria (dhe Irani) nuk do të lejojë që SHBA të mbetet përgjithmonë në atë rajon. Për këtë arsye, edhe nëse SHBA do të tërheqë ushtarët e vet në të ardhmen, ajo dëshiron të lërë pas një strukturë solide dhe për këtë ajo ka nevojë për kohë.

Sulmet e fundit të SHBA-së ndaj ushtrisë siriane tregojnë se në këtë punë nuk ka shaka dhe se fuqitë e të dy vendeve mund të përballen me njëra tjetrën. SHBA dhe fuqia saj janë natyrisht, shumë më të mëdha se Izraeli por Siria ka treguar (edhe Turqisë) se do të reagoj kur është e nevojshme.

Ndërkohë, zhvillimet e mundshme midis SHBA dhe Sirisë nuk janë vetëm në lidhje me kurdët. Siria tashmë po i afrohet zgjidhjes dhe kjo zgjidhje do të jetë e afërt me atë që dëshiron boshti Siri – Iran – Rusi, SHBA po e shtyn Izraelin të kthehet në veprim dhe të nisë sulme të reja.

Edhe sulmi i Izraelit i bërë ditë më parë, në afërsi të fushës së naftës T-4, në fshatin Humus, është bërë me këtë qëllim. Ky sulm i Izraelit për shkak të Iranit dhe reagimi i Sirisë e rrisin rrezikun e luftës midis Sirisë – Izraelit dhe Libanit (Hezbollahut)- Izraelit.

Kriza e dorëheqjes së Haririt tashmë e ka rritur brishtësinë e Libanit. Kriza duket se është tejkaluar, por nuk është ashtu. Deklaratat e Izraelit në lidhje me Libanin tregojnë se “i kanë përfunduar përgatitjet për të luftuar në kufijtë jugorë”, deklaratat anti-izraelite të Libanit tregojnë se gjasat e luftës po rriten. Sipas lajmeve nga Libani, një shqetësim i tillë ekziston edhe në mes të njerëzve.

Ulja që i bëri Siria aeroplanit izraelit ‘në mënyrë të befasishme’, mu atëherë kur ndodhën këto zhvillime, çoi në rritjen e skenarëve të mëtejshëm negativë për të ardhmen. E befasishme sepse Siria mjaftohej me deklaratat se ka mbajtur të fshehur të drejtën për t’u përgjigjur “në kohën dhe mënyrën e duhur” kundër sulmeve izraelite që kanë vazhduar që nga viti 2012.

Rënia e aeroplanit do të thotë se Siria po fillon të mendojë edhe për mundësitë e tjera. Me këtë përgjigje, Siria ka treguar se ka filluar të merret përsëri edhe me të tjerët, si dhe me rajonin aq sa t’a merrë parasysh edhe luftën. Ndërkohë, rënia e aeroplanit tregoi gjithashtu se mendimet se ‘ushtria siriane ka marr fund’ janë të pavlefshme. Në të vërtetë, “kundërshtarët” sirianë kishin kaluar ditë të vështira duke rrënuar objekte të tilla siq janë objektet e mbrojtjes ajrore Merc El Sultan në afërsi të Damaskut. Megjithatë, vendi që po pret “kohën e duhur” tani duket se është bërë përsëri aktiv.

Rënia e aeroplanit është gjithashtu një shenjë se Siria nuk do të mbetet më e heshtur në zhvillimet në Liban dhe në takimet e mundshme Izrael-Hezbollah. Siria gjithashtu mund të luftojë edhe në Liban kur është e nevojshme. Kjo është një situatë që Asadi do të dëshironte nëse mendohet për pikët e fituara edhe nëse është rrëzuar vetëm një avion.

Sulmi i SHBA-së ndaj ushtrisë siriane në Dejrezzor tregon se tash e tutje, mund të mos kufizohet vetëm me arsyet e brendshme të Sirisë. Nëse bëhen konflikte të reja në boshtin Izrael – Liban – Siri, SHBA-ja mund të lëviz forcat e saj në Siri në favor të Izraelit (por nën një titull tjetër). Një zhvillim i tillë mund të komplikojë edhe më tej situatën.

Nëse të gjitha zhvillimet dhe mundësitë e përmendura shkurtimisht më lart janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, është e pashmangshme që është e përfshirë Rusia, e cila ka qëllim dhe fuqi të kufizuar në Siri. Është e vështirë të parashikosh zhvillimet që do të çojnë në këtë.

Do të ketë gjithashtu mundësi për një luftë për sa kohë që Izraeli të vazhdojë arsyen e Iranit. Të gjitha partitë po përgatiten për një luftë dhe tensionet po rriten me çdo deklaratë dhe me çdo veprim. Në të vërtetë, Izraeli duhet ta kishte parë këtë; se pavarësisht faktit që avioni ra, është bërë deklarata se “nuk duam të përshkallëzojmë tensionin”. Po të kishte ndodhur rënia e aeroplanit një vit më parë, ne mund të dëgjonim shumë më tepër shpjegime të ndryshme nga Netanjahu.

Pothuajse të gjitha palët që i përmendëm më lartë janë gati të përballen me njëra-tjetrën në një luftë të mundshme. Sepse Turqia ka llogari për të dhënë në Afrin dhe Idlib, në Sirinë Veriore, në rajonin kurd të SHBA-së, në Liban dhe Sirinë Jugore të Izraelit dhe në të gjithë territorin e Sirisë. Palët e dinë se ato do të humbasin në qoftë se ‘lihen jashtë’ në rast të konfliktit dhe i bëjnë llogaritjet e tyre në përputhje me këto rrethana. Koha po bëhet çdo ditë e më e ashpër. Pyetja është kjo: edhe sa do të zgjasë ‘uvertura’?

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne