Regjimi sionist duke vjedhur ujin është bërë shkak për shkatërrimin e fushave bujqësore të palestinezëve në rajon me plotë fusha bujqësore në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Teofik Al-Haxh Muhamed, kryetari i këshillit të fshatit Furush në rajonin Al-Aghvar në lindje të qytetit Nablos, deklaroi: “Regjimi okupator sionist i Kodsit duke mbyllur ujin për fushat bujqësore dhe duke hapur puse të thella, është bërë shkak për një thatësirë të madh në këtë fshat dhe në fshatrat për rreth në këtë rajon”.

Ai ka thënë se sionistët me këtë veprim, synojnë dëbimin e palestinezëve nga tokat e tyre. Pushtuesit sionist nuk po lejojnë as ujin e pijshëm për banorët e këtij rajoni dhe nuk po lejojnë gjithashtu dërgimin e ujit me cisterne për banorët palestinezë të këtij rajoni.

Rajoni Al-Aghvar përbën 28% të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe regjimi sionist ka filluar ndërtimin e kolonive të gjëra sioniste në këtë rajon duke uzurpuar tokat e palestinezëve.

 

37