Ish-kryeministri Berisha ka shpjeguar skemën, sipas tij nëpërmjet së cilës kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij kanë grabitur 4 milionë nga taksat e shqiptarëve brenda 24 orësh.

Berisha tha në Kuvend se skema ishte realizuar nëpërmjet të preferuarit të Linda Ramës, kreut të OSHEE-së, Ardian Çela.

“Kjo mazhorancë qëndron mbi vjedhjen dhe korrupsionin. Vetëm dhjetë ditët e fundit, brenda 24 orëve, klani i Edvin Kristaq Ramës vodhi në KESH, 4 milionë euro në 24 orë. Siç thotë Komisariati i Energjisë në Vjenë, njerëz të afërt të kryehajdutit të vendit, blenë në kompaninë shqiptare energji. Tek kush? Tek akrabaja i familjes Rama, i emëruari dhe i preferuari i zonjës Basha, Ardian Çela.

Në fakt e blenë energjinë tek KESH-i dhe ia shitën Ardian Çelës. E blenë me 34 euro kilovatin dhe ua bleu, Ardian Çela, hajdutëve të Edi Ramës dhe për Edi Ramën, me 49 euro kilovatin. Në 24 orë, nga ujërat e këtij vendi, nga digat e këtij vendi, nga sistemi i transmetimit, sistemi i shpërndarjes, kompanitë e lidhura me kryeministrin, vodhën 4 milionë euro. Kjo është vjedhja e fundit.” – deklaroi Berisha.

25