Edi Rama ‘arratiset’ në Emiratet e Bashkuara Arabe: Fton arabët të investojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Në një njoftim të shpërndarë nga zyra për shtyp e Kryeministrit thuhet se, gjatë këtij takimi Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.

Nga ana e tij, thuhet më tej në njoftim, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne