Edi Rama publikon rezolutën e PPE: Po tani kush gënjen?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook rezolutën e Partive Popullore Europiane, Kongresi i së cilës u zhvillua në Maltë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Statusi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:

KUSH GËNJEN (6)

Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj:

“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në insititucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.

PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne