Edi Rama replikon në distancë me komisionerin Hahn: Negociatat çelen vitin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama vijon të insistojë se vitin e ardhshëm do të hapen negociatat për Shqipërinë, pavarësisht se Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn u shpreh paraditen e sotme se vitin tjetër do të ketë një rivlerësim të ecurisë së reformave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke lënë të kuptohet se nuk ka një datë përfundimtarë për hapjen e tyre

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për çeljen e negociatave, sepse kemi marrë vetëm datën për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. Por kemi hyrë edhe në një proces mjaft të rëndësishëm të fazës analitike, që normalisht është faza që fillon pas çeljes së negociatave. Pra, është një lloj zgjidhje pozitive për të mos humbur asnjë minutë dhe për t’i shfrytëzuar këto 12 muaj në funksion të gjithë procesit analitik”, replikoi Rama në një intervistë për portalin e Ballkanik, “Independent Balkan News Agency”

Po ashtu, Rama theksoi se beson se marrëveshja e detit me Greqinë mund të firmoset së shpejti, ndërsa përgëzoi zgjidhjen e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne