Edi Rama shpall kryqëzatë për të mbrojtur menderen e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama duke përdorur një fjalor pornografik ka mbrojtur në mënyrë kërcënuese dhe anti-shkencore heroin e tij katolik Skënderbeun.

“Ju shpreh sot të gjithëve pa përjashtim, gatishmërinë e një nisme të përbashkët, një tryezë për cështjet e mëdha që janë paketa e detyrimeve madhore të partive politike.

Kush prej nesh fiton dhe cfarë fiton nga mosmarrëveshjet e konfliktet tona?

Që mos ketë keqkuptime po e bëj të qartë: Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar që është ende larg së qeni i lidhur, kompakt në qëllimet e mëdha dhe i unifikuar sic janë plot kombe të zhvilluara. Madje vetë gjuha jonë shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e ca nga corodia e pjellë prej tranzicionit sic qe së fundmi ajo që përfshiu vetë heroin tonë kombëtar, SKënderbeun”, tha Rama duke pohuar se disa që tentuan të hedhin baltë mbi figurën e tij nuk “maten as me zgjatimin e asaj që heroi mban në fundbark”.

“Njerëz që smund të maten as me zgjatimin e funfdbarlkut të Gjergjit mbinë nga dheu… Ai epsiod kërkon analizë, reflektim. Është krimbi kërcënues për një nga kolonat më të rënda mbajtëse të shtëpisë sonë, harmoninë fetare. A e kemi ne luksin që mos bëhemi bashkë për gjëra si vlerat tona identitare? Edhe sikur të cirremi e të shqyhemi për pikpamjet politike kjo nuk duhet të na pengojë të qendrojmë krah për krah kur duhet folur për kombin tonë, duke mbrojtur të drejtat e liritë e fëmijëve me gjakun tonë”, tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne