Edi Rama, studentëve: Kryeministër si unë, vetëm në botën tjetër do gjeni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar sot platformën për punësimin e studentëve ekselentë, ku iu është drejtuar po ashtu specifikisht edhe atyre që kanë bllokuar hyrjet e fakulteteve.

I pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se studentët nuk dalin dot më tek kryeministria se nuk kanë forcën e numrave.

”Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te Kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim?”

”Unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojë çeta, nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për t’u bërë kurrë”.

”Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentët duan kështu, duan ashtu. Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty”, u shpreh Rama.

Më tej Edi Rama, u tha studentëve se një kryeministër që u përgjigjet secilit nuk do ta gjenin më vetëm në botën tjetër, shkruan lapsi, njofton Klan Kosova.

”Pastaj kur të iki unë, do flasim prapë, mos kini merak”.

”Do ta gjeni kryeministrin që ju bën Instastory dhe ju kthen përgjigje në çdo mesazh, do ta gjeni në botën tjetër”.

”Ky është rezultat i punës sime si protestues, jo i protestës tuaj, se këtë nuk e kishit fare”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne