Ajo papritur u bë vajza me e njohur ne Shqipëri. 25 vjeçarja nga Fushë Kruja doli me fytyre në media dhe sigurisht nga kureshtja mori shumë vëmendje nga opinioni publik. Nuk mungoi lumi i komenteve ne rrjetet sociale. Madje shqiptarët u ndanë në kampe. Në optikën e profesorit të sociologjisë Edmond Dragoti vajza ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm dhe çdokush po përpiqet të përfitojë prej saj, madje edhe ata që e kanë marrë në mbrojtje

“Xhisiela pasqyron nje realitet te caktuar. Ajo jeton një realitet qe mohon vetveten, ajo pasqyronte dëshirat e saj, por ne momente te caktuar pasqyronte dëshirat e te tjerëve më teper te cilat shpesh konfliktohen me dëshirat personale. Ajo jetonte ne një realitet te dyzuar. Është vështire te thuash qe ti gënjen apo jo se realiteti jone është kontradiktor. Opinioni shoqëror kërkonte një qëndrim te caktuar qe bie ne kontradiktë me interesat e saj. Ka një presion te jashtë zakonshëm nga te gjitha anët. Sinqeriteti i Xhisieles është se është përfshire në ketë loje dhe po përpiqet ta luaje pa humbur shumë. Se deri tani ajo është e humbur është e dhunuar nga opinioni shoqëror nga media nga gazetaret dhe nga politika kryesisht. Secili përpiqet te përfitojnë për veten sot përmes Xhisieles ata përfitojnë dhe abuzojnë ne vajzën. Edhe ata qe tregohen te ndershëm, edhe ata ne vetvete që përpiqen te përfitojnë. Sa me rehat ta lesh Xhiseilen në këto momente sa me pak ta përmendesh ose sa me pak ta përmendesh aq me shume e ndihmon Xhisielën.” shprehet Dragoti

Sipas profesor Dragotit Xhisiela në intervistat e saj në media përcolli pasiguri të theksuar, pasi nuk ka në kontroll situatën.

 

 

“Ajo pavarësisht se përpiqej të ishte e sigurt në vetvete, kishte një pasiguri të theksuar, nuk e kishte në kontroll situatën.”

Përpiqej të kontrollonte faktorët e jashtëm që e ndërmjetësojnë, i ndërhyjnë ose e motivojnë sjelljen e saj. Ajo përpiqej të përshtatej me realitetin. Nuk është se donte të gënjente, ose se e ka në natyrën e saj, por sepse përpiqej të përshtatej me një mjedis që vazhdimisht e streson, e shtyp, e dhunon. Rezultat i të gjitha gjërave ajo thotë: Dua të largohem”.

Por si mund të ndihmohet vajza në këto momente?

“Njëra anë është të përfitojmë dhe të abuzojmë me Xhisielen siç po bëjmë tani. Një tjetër është ta orientojmë me mbrojte institucionale, komunitare, shoqërore, ketë e bëjmë nëse nuk e konsiderojmë ne informacionet e ditës. Ajo e kupton qe është moment delikat ne jeten e saj. Gjurmët e këtyre ditëve do mbeten tek ajo.” – thekson Dragoti

Burimi: Balkanweb

20