Edmond Panariti: Me gjobën e Becchetit 40 mijë familje krijonin perspektivë jetese

Çfarë mund të bëhej me parate e gjobës së Becchetit për rilindasit? Para tashmë të hedhura në ere për një “kapricio”. Le të bejmë një llogari të thjeshtë! Sipas shoqatës amerikane të biznesit të vogël, kosto e fillimit te një biznesi të vogël në Amerikë sot është mesatarisht 3000 dollarë (2000 – 5000$).

Ta zemë për një çast, se ne kemi standard amerikan për fillim të biznesit, por këtë ja u le ta gjykoni vetë. Që i bie, 120 milion ndarë për 3000$ për çdo familje baraz me 40000 familje. Pra 40000 familje ose cerek miljon banore, dilnin nga varferia. Pra dyzet mijë familje krijonin perspektivë jetese dhe bashkimi.

Sepse biznesi, kryesisht ai i vogël përveç të ardhurave mban të lidhur dhe të bashkuar edhe familjen. Prandaj me ato para tashmë të humbura frenonim edhe dramen më të madhe të kohes, braktisjen e vendit dhe plakjen e tij./kohajone

nga Edmond Panariti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne