Eduard Kukan rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Eurodeputeti dhe anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave, është shprehur eurodeputeti Kukan në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar Eduard Kukan. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne