Egjipti bllokon sanksionet e OKB-së kundër degës saudite të Daeshit

Përmes dy kundërshtimeve të njëpasnjëshme, Egjipti thuhet se arriti të shpëtonte degën saudite të grupit terrorist Daesh nga një listë sanksionesh të Kombeve të Bashkuara lidhur me terrorizmin.

Të mërkurën, portali i lajmeve “Middle East Eye” zbuloi se Kajro kishte ngritur kundërshtime të dyja herët që trupi botëror pati marrë një propozim për ta futur degën në listën e zezë.

Herën e fundit, misioni egjiptian kundërshtoi zyrtarisht përfshirjen e degës saudite në listën e sanksioneve në maj. Në pengimin e propozimit, Egjiptit iu bashkua gjithashtu edhe Senegali.

Më herët, më 3 shkurt, ai tha se dëshironte që OKB-ja të “vinte në pritje … propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtuar ISIL (Daeshin) – në Arabinë Saudite” në listë.

Rrëzimi me sa duket rezultoi me heqjen e propozimit tërësisht, dhe Kajros thuhet se nuk iu kërkua të jepte ndonjë justifikim për kundërshtimin e tij.

Portali përmendi Madawi al-Rasheed, një profesoreshë vizitore në Qendrën e Lindjes së Mesme në Shkollën Ekonomike të Londrës, duke thënë se Rijadi dhe Kajro po bashkëpunojnë për manovrën, duke thënë gjithashtu se “ky është një rast klasik i Arabisë Saudite që nuk dëshiron të tërheqë vëmendjen për problemet e veta të terrorizmit”.

Rasheed tha se nëse dega saudite e Daeshit do sanksionohej nga OKB-ja, Rijadit do t’i “duhej të merrej me këtë problem.” Ata do të duhej “të ndiqnin operativët ose aktivistët dhe t’u ngrinin llogaritë bankare … ata do duhej t’i mblidhnin ata dhe të bënin diçka”, shtoi ajo.

“Kjo i ekspozon ata ndërkombëtarisht se Arabia Saudite ka operativë të ISIS (Daeshit). Kur sigurisht ajo ka, dhe të gjithë e dinë që ka,” shtoi profesoresha.

Aktet e terrorizmit të Daeshit janë të frymëzuara nga vehabizmi, një ideologji radikale që dominon mbretërinë saudite.

Rijadi është akuzuar anembanë globit për furnizimin e terroristëve tekfiristë që veprojnë jashtë kufijve të tij me financa dhe lloje të tjera patronazhi ndaj efekteve shkatërruese.

Gjermania është ankuar për angazhimin e xhamive vehabiste në propagandimin e ideologjisë në të gjithë vendin evropian.

Gjithashtu të mërkurën, një institut kërkimor britanik tha se Arabia Saudite ishte sponsori kryesor i ekstremizmit në Britaninë e Madhe, duke kërkuar një hetim mbi burimet e parave që injektohen kryesisht nga regjimi i Rijadit në institucionet që promovonin radikalizmin në shtetin evropian.

Shoqëria Henry Jackson tha se Arabia Saudite kishte sponsorizuar miliona dollarë për të eksportuar vehabizmin në të gjithë botën islame, duke përfshirë komunitetet muslimane në Perëndim, duke shtuar se fondet e huaja për ekstremizmin në Britani kryesisht vinin nga mbretëria. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne