Egjipti hap kalimin kufitar Rafah për haxhinjtë nga Gaza

Autoritetet e Egjiptit kanë hapur të hënën kalimin kufitar Rafah që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës, për të lejuar pelegrinët palestinezë të udhëtojnë në Arabinë Saudite, ku do të kryejnë ritualin e Haxhit.

“Terminali do të mbetet i hapur për katër ditë, për të lejuar pelegrinët të udhëtojnë në Arabinë Saudite”, thuhet në njoftimin e drejtorisë kufitare të Gazës.

Drejtori i pikës kufitare, Hisham Adwan, tha se pritjet janë që kalimi kufitar të hënën të kalohet nga rreth 800 pelegrinë palestinezë.

Haxhi është një nga detyrimet themelore fetare të muslimanëve, për çka këtë vit në Mekë dhe Medinë pritet ardhja e mbi dy milionë pelegrinëve.

Rripi i Gazës ka shtatë kalime kufitare që e lidhin atë me botën e jashtme, por nga viti 2007 mbahen të bllokuara nga Izraeli, i cili e mban të bllokuar në ajër, tokë dhe det.

Gjashtë nga këto kalime janë të kontrolluara nga Izraeli, ndërsa i shtati, kalimi Rafah, kontrollohet nga Egjipti, i cili që nga rrëzimi i presidentit Mohamed Morsi përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 2013, e mban të mbyllur fort gjatë pjesës më të madhe të vitit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne