Egjipti lejon dërgimin e gazit natyror në Gazë

Për herë të parë të dielën, Egjipti ka lejuar që gazi i tij të hyjë në Rripin e Gazës. Siç bëri të ditur për Anadolu Agency (AA), kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Naftës, Khalil Shakfa, “rreth 250 ton të gazit vendor është lejuar të hyjë në Gazë”.

Zyrtari në fjalë tha se ky vendim paraqet vetëm një test, para se gazi i Egjiptit të lejohet në hyjë në Gazë në bazë ditore.

Siç rrëfeu Shafka, dërgesa e parë është bërë përmes kalimit kufitar Rafah, që ndan Egjiptin dhe Palestinën te Gadishulli i Sinait.

Izraeli nga ana e tij ka mbyllur kalimin kufitar Kerem Shalom, që është pika e vetme tregtare e Gazës, si një masë ndëshkuese mbi dërgimin e “balonave ndezëse” nga aktivistët palestinezë në territor të Izraelit, me çka ka ndaluar të gjitha furnizimet, përveç ushqimeve dhe ilaçeve.

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës gjendet nën një bllokadë të ashpër izraelite, e cila vazhdon të privojë banorët e saj nga shumë artikuj themelorë, përfshirë ushqimin, lëndët djegëse, artikujt mjekësorë dhe materialet e ndërtimit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne