Egjipti qe vizitova 

Jona Koprencka

Para një jave u ktheva nga Egjipti. Ishte një udhëtim miks mes punës( World Youth Forum) dhe turizmit. Falë punës kam patur mundësinë të udhëtoj në disa vende dhe njëkohëishst të zbuloj kultura të ndryshme, por ky udhëtim do të mbetet gjatë në mëndjen time: një javë në një destinacionet më të preferuara botërore është një rast që nuk të vjen shpesh. Po flas për Sharm el-Sheikh, i pozicionuar në Gadishullin e Sinait, një pjesë shkretërirë, i largur nga Deti i Kuq, temperatura mbi 30 gradë… e cfarë mund të kërkosh më shumë.

Sapo mbërrita në hotel (Rixos Hotel) nuk mund të rezisotja të ndaja me miqtë e mi në rrjetet sociale disa foto të plazhit dhe të rezortit.  Përpos komeneteve ‘sa bukur, bëfsh qef, disa miq më pyetën: ‘Jona si është situata në Egjpit, a ka ende konflikte?’

Teksa lexoja komenetet dhe mesazhet në privat, shikoja qetësinë që e karakterizonte qytetin. Duke mos pasur as kohë të jepja shumë sqarime, përgjigja ime më e zakonshme ishte; ‘është shumë qetësi’.

Pjesën më të madhe të ditës e kaloja në aktivitetet ku isha e përfshirë. Orët e pushimit i kaloja në plazh ose duke eksploruar qytetin. Sharm el Sheikh përpos bukurisë që i ka falur natyra, është një qyetet shumë mikpritës, qytetarët shumë të dashur me turistët dhe çmime të mira.

Ditën e tretë të qëndrimt, teksa isha duke shijuar kafen buzë detit, mu kujtua Pranvera Arabe. Protesta të shumta, imazhe dhune, ulje drastike e turizmit dhe paragjikme të shumta. Po të mos punoja në media, ku kam mundësinë që ditë pas dite të përditësohem me lajmet më të reja dhe po të mos isha pjesë e World Youth Forum, edhe un do të besoja që konfliket vazhdon ende. ‘Vite më parë në Soho Square nuk do të gjeje vend të lirë për tu ulur” me tha Nars, një nga kamarierët e Rixos Hotel.

Egjipti i Faraonëve, Kleopatrës, i Nili-it, Aleksandrisë është vendi i paqes dhe kulturës, është vendi që kërkon të zhvillohet dhe të jetë një shembull prosperiteti për Afrikën.

Është për të ardhur keq sesi në mëndjen tonë mbeten vetëm imazhet negative të luftës civile të 2011. Gjashtë vite pas, Cairo po avancaon në të gjithë sektorët e ekonomisë, kulturës, jetës sociale dhe me një jetë politike të qetë.  Protetestat dhe konfliket janë e shktuara e këtij vendi. E tashmja premton për prospëritet dhe zhvillim.

Personalisht do t’ia rekomandoja të gjithëve të viziotonin Egjiptin. Përpos bukursë së natyrës, Pirmanidave, Detit të Kuq dhe Mesdhe, Egjipti të ofron mundësinë e të bërit safari dhe scuba diving. Të apasionuarit e historisë dhe antikitetit do të gjenë vetën në Luksor dhe Aleksandri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne