Disa varre 3,000-vjeçare u zbuluan në Minya, rreth 245 kilometra në jug të Kajros, njoftuan të premten autoritetet egjiptiane.

Khaled al-Anani, ministri i antikave, tha në një deklaratë se tetë varre që përmbanin 40 sarkofagë dhe rreth 1.000 trupa ishin zbuluar.

Ai shtoi se mund të duhen disa vjet për të mbledhur informacion të hollësishëm rreth varreve.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit Mustafa Waziri tha se varrezat e lashta datojnë në periudhën e vonshme të Egjiptit të vjetër.

Puna e gërmimit, e cila filloi në vitin 2017, do të vazhdojë për pesë vitet e ardhshme, shtoi ai.

Burimi : World Bulletin

35