Ditën e djeshme në media është publikuar një letër drejtuar ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, e nënshkruar nga një vajzë 38 vjeçare e quajtur Somayeh Mohammadi. Në letër thuhet se Mohammadi është anëtare e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI) dhe se ajo qëndron me vullnet të lirë në kampin e muxhahedinëve në Tiranë. Në këtë letër thuhet se babai i Mohammad është një agjent iranian dhe ka ardhur në Shqipëri për misione të caktuara dhe jo për të takuar atë.

Por prindërit e Somayeh Mohammad, tregojnë një tjetër version. Ata shprehen se vajza e tyre është rrëmbyer nga kjo organizatë dhe se ndodhen në Tiranë, për ta kthyer atë në Kanada. Sipas prindërve të Somayeh, letra e publikuar në media drejtuar ministrit të brendshëm, nuk është shkruar nga vajza e tyre por nga MEK.

Interviste me “agjentet iraniane”, prinderit e Somayeh Mohammedit

– Z. Mustafa dhe Rubabe. MEK-u ka shperndare nje leter ne media dhe u ka akuzuar si agjente iraniane. Kush jeni dhe nga vini?

Une jam Mustafa Mohamedi dhe Rubabe Hamze. Ne jemi prinderit e Somajeh Mohammedit. Jetojme ne Kanada qe prej vitit 1994. Vajza jone na eshte rrembyer nga organizata terroriste e Muxhahedineve Iraniane ne vitin 1997. Ajo u rrembye sebashku me djalin tone Muhamed Mohammedi. Somaja ne ate kohe ishte femi, dhe shkonte ne gjimnazin e Etobicoke Collegiate Institute, ne Toronto, Kanada.

Femite tane u rrembyen tinezisht nga MEK-u , pasi veprimtaret e tyre i ftuan ne Irak per nje vizite dy javore. Por femite tane nuk u kthyen me. MEK-u i mbajti peng Somejen dhe Mohmaedin, djalin tone.

Qe nga ky vit ne po bejme nje lufte te madhe mediatike dhe ligjore qe te shpetojme femite tane nga pengmarrja e terroristeve. Fatmiresisht ne vitin 1999 ne arritem te shpetojme djalin tone nga MEK-u ne Irak dhe e sollem ne Kanada.

Djali yne, Muhamedi tani punon si manaxher per nje kompani gazi ne Toronto. Ai eshte i martuar dhe ben jete te lumtur.

Por fatkeqesisht ne nuk kemi arritur ende qe te shpetojme vajzen tone nga organizata ekstremiste e MEK-ut.

Une Mustafai merrem me ndertimtari ne Toronto, ndersa une, Rubabeja jam infermiere dhe punoj per shtepite e te moshuareve ne Toronto. Jemi njerez te ndershem qe duam te kemi ne shtepine tone vajzen tone e cila eshte rrembyer qe kur ishte 17 vjec. Muxhahedinet ia kane shkaterruar jeten, e kane lene pa shkolle, pa martese, pa familje dhe e kane radikalizuar dhe kthyer ne xhihadiste.

-Në mediat shqiptare, MEK-u ka cuar nje leter ne emer te Somayeh Mohammadit, e cila e identifikon veten si anëtare të opozitës iraniane që strehohet në Shiqpëri, i kishte adresuar Minsitrit të Brendshëm të Shqipërisë Fatmir Xhafaj. Ajo akuzonte drejtëpërdrejtë babain e saj se është i rekrutuar i inteligjencës iraniane dhe ka ardhur në Shqipëri për sulme ndaj muxhahedinëve. Pse këto akuza? A mund të na sqaroni sa kohë keni në Shqipëri dhe cili ëhstë motivi i vizitës suaj këtu?

Ajo leter nuk eshte shkruar nga vajza jone. Vajza jone eshte peng i MEK-ut. Ajo nuk ka liri besimi dhe mendimi. Ajo mbahet e burgosur ne kampin xhihadist te Manzes. Dhe letra qe ajo i ka cuar ministrit Xhafa eshte shkruar nga kreret ekstremiste te grupit. Vajza jone mbahet me terror psikologjik. Kreret e grupit qe jane mjeshtra te mashtrimit dhe indoktrinimit e trembin ate dhe anetaret e tjere. U thone qe Irani do u vrase, Irani ka sjell agjente, po dolet nga kampi jeni te vdekur etj. U thone qe solucioni i vetem eshte qe te rrini me ne ne kamp dhe sebashku te bejme xhihad kunder hoxhallareve te Iranit.

Sic edhe ju mund te shikoni ne jemi pleq, te moshuar. Ne nuk jemi terroriste sikur muxhahedinet dhe as agjente te inteligjences iraniane. Ne jetojme ne Toronto, Kanada dhe jo ne Teheran. Ne vajzen tone duam ta cojme ne Toronto, dhe jo ne Teheran.

Ne jemi ne Shqiperi qe prej 19 ditesh. Jemi ketu qe te kerkojme ndihme nga autoritetet shqiptare qe te na lene te takojme vajzen tone e cila mbahet peng nga grupi xhihadist Iranian. Ne nuk duam ta marrim vajzen tone ne Kanada jashte deshires se saj. Ne vetem duam te flasim me ate, ti tregojme qe ne jetojme ne nje vend te bukur dhe demokratik dhe ta pyesim ne privat – larg kercenimit dhe lavazhit te trurit te xhihadisteve te MEK-ut nese ajo do te doje te vije me ne ne Kanada qe te jetoje e lire dhe ne demokraci, apo do te rrije ne kampin e Manzes, e izoluar me tela me gjemba dhe qe mbahet si peng per tu hedhur si terroriste ne Iran.

Muxhahedinet jane njerez te ndyre. Ata genjejne. Ata jo vetem qe na kane grabitur vajzen tone por tani nuk kane turp, dhe na akuzojne si agjente te Iranit. Ata jane njerez qe kane shume gjak ne duart e tyre. Ata jane terroriste dhe vrases.

-Vajza juaj deklaroi se ëhstë larguar me vullnet të lirë 20 vite më parë nga familja për të qenë pjesë e kauzës për lirinë e Iranit? Si eshte e verteta?

Vajza jone eshte peng i MEK-ut sikur ka qene edhe vellai i saj. Nese shikoni ne internet do shikoni qe MEK ka marre shume femije si ushtare – child soldiers. Tamam sikur ISIS-i qe merr femije te vegjel, i indoktrinon dhe me pas i ben kamikaze.

Ne nuk duam qe vajza jone te behet kamikaze per Marjam Rajavin, kryetaren e MEK-ut dhe te shkoj dhe te vrase njerez ne Iran.

MEK-u nuk eshte opozita iraniane. Ata jane terroriste. Ata nuk jane demokrate dhe populli i Iranit i akuzon MEK-un per terroriste, vrases dhe tradhetare qe i kane sherbyer Sadam Huseinit dhe kane vrare mbi 17.000 qytetare te Iranit. Nese MEK-u do ishte organizate demokratike ata do lejonin anetaret e tyre te lire qe te takohen me familjet e tyre. Vajza jone nuk e di sec behet me boten jashte pse ajo ka 20 vite qe mbahet e burgosur.

Nese vajza jone do te jete pjese e opozites iraniane ajo mund ta bej kete me forma paqesore. Le te vi ne Kanada dhe ta bej kete qe aty. Por MEK-u nuk e le ate te lire.

Por ne nuk duam te merremi me MEK-un. Ata jane vrases te frikshem. Ne thjeshte duam qe vajza jone te lihet e lire nga burgu i kampit te Manzes, ta takojme ne privat. Ta puthim. Te qajme me ate dhe ta ftojme te vije me ne ne Kanada. Nese ajo do te jete pjese e opozites iraniane, ajo mund ta bej kete e lire, nga Kanadaja dhe jo nga burgu i kampit xhihadist.

-Vajza ju akuzon edhe për disa sulme konkrete ndaj opozitarëve të MEK në kampin e Ashrafit në Irak?

E para nuk eshte vajza jone qe ka shkruar, por udheheqesit terrorist te grupit. E dyta si mendoni ju? A do me linte mua Kanadaja dhe Amerika te lire nese do sulmonim MEK-un? Apo nese une do isha agjent iranian? MEK-u eshte organizate me diversante, vrases, kamikaze dhe terroriste qe Amerika perdor kunder Iranit. Ne nuk duam te merremi me MEK-un dhe as me politiken e Iranit apo Amerikes.

Ne duam paqe! Ne duam vajzen tone qe na e kane rrembyer qe femije qe minimumi ta takojme. Duam ta marrim ne Kanada, qe ajo te jetoje e lire, ne demokraci dhe te mos merret me ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshem.

-Cilat janë raportet tuaja me pushtetin aktual në Iran?

Asnje marredhenie. Ne jemi qytetare kanadeze. Ne jemi azilante politike ne Kanada dhe kete azil e morrem duke u arratisur nga Irani, pasi ne Iran regjimi ka vrare njerezit tane. Ne vajzen tone do e cojme ne Kanada, jo ne Iran. Ne Toronto, jo ne Teheran!

-A jeni kontaktuar nga autoritete shqiptare për arsyet e vizitës suaj në Shiqpëri?

Po policia na ka ndaluar 2 here. Heren e pare ne aeroport dhe heren e dyte na kane ardhur ne hotel dhe na kane shoqeruar ne stacionin e policise 1 ne Tirane. Na kane pyetur pse jemi ne Shqiperi.

MEK-u eshte çmendur nga prezenca jone ketu. Dhe per kete ata po terrorizojne qeverine shqiptare me letra, ankesa, dhe genjeshtra etj pse nuk duan qe ne te takojme vajzen tone. Pse ata e dine qe nese ne marrim Somejen ne Kanada, do te kete disa qindra djem dhe vajza qe mbahen si pengje nga MEK-u ne Shqiperi te cilet do thone qe edhe ne duam te jemi te lire. Do dezertojne xhihadin! Deri tani 400 vete jane larguar nga MEK-u. Kjo gje po e tmerron Marjam Rajavin, prandaj ata i kane cuar muxhahedinet ne Manze dhe i mbajne mbyllur ne kamp.

Shqiperia eshte vend i lire. Evropian. Muxhahedinet duan te braktisin xhihadin dhe perqafojne demokracine dhe lirine. Prandaj MEK-u nuk do qe ne te takojme vajzen tone.

Por ne, inshallah do e takojme vajzen tone dhe do e cojme ne vendin e lirise, ne Kanada.

Ne lutemi dhe shpresojme qe MEK-u te mos na vrase pse ne duam te takojme femine tone. Lutemi dhe shpresojme qe autoritetet shqiptare do na ruajne, do na ndihmojne qe te takojme gjakun tone larg presences se terroriste.

Burimi: TPZ.AL

61